Shihni se si ungjilli po lëviz aktivisht përmes autostradave të ndryshme të shërbesës sonë. Këto janë vende me mundësi të fuqishme për shërbesë mes të rinjve në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Josiah Venture ka zhvilluar programe të ndryshme për secilën prej këtyre autostradave, në mënyrë që të arrijmë të rinjtë në një mënyrë që ata e kuptojnë dhe me të cilën lidhen.
Autostrada e Muzikës & Artit- Shërbesa Fusion
Është një fakt i pamohueshëm që muzika ka fuqinë për të bashkuar njerëzit dhe ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e kulturës rinore. Fusion është një shërbesë marrëdhënore që përdor muzikën si një mjet për të arritur të rinjtë. Përmes këndimit në një kor Fusion dhe mundësisë për të mësuar një instrument, të rinjtë në shumë vende ku shërben **Josiah Venture** kanë mundësinë të bëhen pjesë e një komuniteti mikpritës, të lidhen me kishën lokale dhe të dëgjojnë Ungjillin.


Autostrada e Sportit- Edge Sports
Çdo sportist do t'ju thotë se të qenit gati për të dhënë maksimumin në ditën e ndeshjes është thelbësore. Nuk është e lehtë – kërkon guxim, forcë dhe përkushtim për të lënë gjithçka në fushë. Kjo ide vlen edhe për jetën. Fatkeqësisht, shumica e të rinjve në tokat shqipfolëse nuk e kanë Jezusin apo mentor të perëndishëm që t’u tregojnë se si duket një jetë e jetuar mirë.
Këtu hyn Edge Sports, një shërbesë e JetaPlus që synon dishepullizimin e qëllimshëm përmes sporteve të bazuara në kishë.
Autostrada e Verës- Kampet Ungjillizuese Verore
Që në fillimet e shërbesës së JetaPlus, kemi parë fuqinë e organizimit të kampeve ungjillizuese verore në bashkëpunim me kishat lokale. Në këto kampe njëjavore, të rinjtë përjetojnë dashurinë e Krishtit përmes marrëdhënieve që ndërtojnë dhe dëgjojnë një shpallje të guximshme dhe të qartë të Ungjillit.
Përmes kampeve, studentët kanë gjithashtu mundësinë të përmirësojnë aftësitë e tyre në sport, muzikë apo në bisedat në anglisht. Në bashkëpunim me kishat lokale, gjatë 8 viteve të fundit kemi organizuar mbi 23 kampe, ku qindra të rinj kanë vendosur të ndjekin Krishtin dhe të bëhen dishepuj që bëjnë dishepuj në kishën e tyre vendore.


Autostrada e Shkollave- Shërbesa Exit
Evropa Qendrore dhe Lindore janë shtëpia e disa prej zonave më ateiste në botë. Këtu, shumë adoleshentë ndihen të bllokuar në rrugë të rrezikshme që nuk të çojnë askund. Por Perëndia po hap dyer në shkollat publike, duke i dhënë Josiah Venture mundësinë të arrijë mijëra të rinj.
Ne ndajmë me ta të vërtetën e Biblës dhe dashurinë e Krishtit, që ofron të vetmen rrugëdalje të vërtetë. Programi ynë inovativ, Exit, sjell ligjërata parandaluese, biseda, evente muzikore dhe punëtori të mbushura me vlera biblike në jetën e studentëve.