Zenly
Cfarë është: Një aplikacion i Snapchat, i cili shpërndan vendodhjen e personave dhe % e kohës që ata kanë qëndruar në shtëpi, si pjesë e sfidës “Qëndro në shtëpi” me qëllim që të nxis të rinjtë të ruajn distancën sociale të nevojshme për parandalimin e përhapjes së COVID – 19 . Motoja e tyre është “Shpëto jetë, rri në shtëpi”.
Si mund të ndihmoj kjo: Të rinjtë janë të mësuar tashmë të kalojnë shumë kohë me pasjisjet e tyre elektronike dhe madje disa zgjedhin që të qëndrojnë vetëm, në vend që të socializohen. Por nëse adoleshentët me të cilët ti punon (ose ke në shtëpi), janë si shumica e adoleshentëve modern, atëherë kanë tendencën që të bëjnë të kundërtën e asaj që j’u kërkohet.
Nëse ju i kërkoni të studjonë, ndihmojnë familjen në punët e shtëpisë, të lexojnë biblën apo libra të tjerë, ata me shumë mundësi janë tërhequr në rrjetet e tyre sociale të cilat i shikojnë si mundësi për t’u arratisur nga realiteti. Dhe për ata që po e vuajnë shumë izolimin për shkak të situatës me virusin, mund ta gjejnë Zenly apo aplikacione të tjera, si ngushëllim për gjendjen e tyre sepse ndajnë të njëjtin shqetësim me shokët e tyre.
Prandaj ky aplikacion mund të jetë një mundësi e mirë për t’i inkuarjuar të rinjtë tuaj të rrinë në shtëpi, por në të njëjtën kohë mund të jetë një objekt shumë i mirë diskutimi në lidhje me përodrimin e gabuar të rrejteve sociale.
Tag:Rri në shtëpi, Shkenca, Teknolgjia