Udhëzime për mirë-përdorimin e teknologjisë!
Çfarë është: Për shkak se teknologjia është bërë akoma më shumë e rëndësishme gjatë kësaj kohe, Qëndra e Teknologjisë Humane ka nxjerr disa udhëzime për të ndihmuar familjet të cilat kanë vështirësi në balancimin e kohës së kaluar duke u marr me teknologji. (Kliko këtu)
Pse janë kaq të nevojshme: Kohët e vështira kanë nevoj për vendime të vështira dhe kjo ka ndikuar që shumë prej nesh të kalojnë më shumë kohë në pajisjet tona. Ndryshe nga e kaluara, distancimi fizik nuk është tamam distancim social sepse nëpërmjet teknologjisë ne jemi të lidhur me botën jashtë shtëpisë sonë në kaq shumë mënyra. Edhe pse teknologjia na ka ardh shumë në ndihmë në këtë kohë izolimi, këto udhëzime na kujtojnë se të keqpërdorurit ose përdorimi me tepri mund të sjell pasoja të dëmshme për ne; sidomos mund të ndikojë negativisht në zhvillimin mendor për shumë njerëz. Prandaj ju sugjerojm që të gjeni pak kohë dhe ti lexoni udhëzimet tek linku më sipër, nëse keni nevoj të ndryshoni qasjen tuaj ndaj teknologjisë ose të ndihmoni të rinjtë tuaj.