Core 1
Mbreti Josia nisi ta kërkonte Perëndinë kur ishte 16 vjeç. Kur Josia ishte 26 vjeç Perëndia e kishte
përdorur për të sjellë rizgjim në Izrael, për të rindërtuar tempullin, dhe për ta rivendosur Fjalën
e Perëndisë në vendin e saj qendror. Edhe Davidi ishte i ri kur zgjodhi të përballej me Goliathin,
duke thënë, “Zoti që më shpëtoi nga kthetrat e luanit dhe nga panxha e ariut, do të më
shpëtojë edhe nga dora e këtij filisteu“ (1 Samueli 17:37). Ka shumë të ngjarë që shumë
nga dishepujt ishin adoleshentë kur Jezusi i thirri për herë të parë.
Një shërbesë e fortë të rinjsh mundet dhe duhet të ketë një ndikim të madh në kishën tuaj
lokale dhe në komunitetin ku jetoni. Më e rëndësishmja, ajo ka një ndikim të përjetshëm në
jetët e të rinjve që bëhen pjesë e saj. Në mënyrë që kjo gjë të ndodhë udhëheqësit kanë nevojë për një vizion për atë që Perëndia po i thërret të bëjnë, një zemër për t’i arritur të rinjtë.
750+
Në Kampet e JetaPlus
10-18
Vjeç nga Gjithë Jugu
90
Rrëfime besimi 2022
#28
Kisha bashkpuntore
Kush është Problemi?
Disa kisha bëjnë shumë përpjekje në organizimin e një ngjarjeje apo kampi ungjillëzues, por
nuk kanë një plan të efektshëm për t’u kujdesur për besimtarët e rinj, apo për ata që dëshirojnë
të dinë më tepër për Krishtin pas kësaj ngjarjeje. Në shumë raste, puna pasuese ka formën e
ngjarjeve argëtuese në të cilat ftohen të gjithë adoleshentët përmes Facebook apo një ftese të
përbashkët.
Kur njerëzit nisin një marrëdhënie me Jezusin janë si një foshnjë e sapolindur që ka nevojë të
ushqehet. Ne dëshirojmë t’i shohim të rinjtë të rriten dhe të bëhen dishepuj të pjekur, edhe pse
pjesa më e madhe e asaj rritjeje është puna e Frymës së Shenjtë ka disa hapa të rëndësishëm që
mund të hedhim për ta ndihmuar një besimtar të rritet.
Pyetje me Vend!
Çfarë është lajmi i mirë?
•• JEZUSI ËSHTË MESIA
•• MBRETËRIA ËSHTË AFËR
•• PENDOHU DHE BESO
Shërbesa e Sportit si Sfida e Parë!
Fryt që zgjat
Megjithatë, 100% e besimtarëve të rinj që ishin përfshirë në shërbesën e të rinjve kishin një
‘prind’ dishepullizues/frymëror personal që i kontaktoi brenda dy ditësh nga përfundimi i
kampit për t’i ftuar në një marrëdhënie më të thellë.