Themelet e Shërbesës
Një shërbesë e shëndetshme të rinjsh mund të ketë një ndikim shumë të madh në jetën e kishës lokale dhe në komunitetin ku jetoni. Por më e rëndësishme është që një shërbesë të rinjsh i ndryshon jetët në mënyra praktike dhe afatgjata. Të rinjtë kthehen në besim tek Krishti, rriten në marrëdhënien e tyre me të dhe ndërtojnë modele afatgjata të ndjekjes së Krishtit.
Kur Perëndia është duke lëvizur në një shërbesë të rinjsh është gëzim dhe privilegj të jesh pjesë e saj! Megjithatë, një shërbesë e shëndetshme për të rinj nuk ndodh automatikisht. Kërkohet përpjekje dhe udhëheqje e qëllimshme. Si një kopsht, një shërbesë për të rinjtë nuk prodhon shumë fryte nëse dikush nuk kujdeset për të. Nëse mjedisi është i shëndetshëm në një kopsht, rritja do të ndodhë në mënyrë të natyrshme dhe spontane.
Megjithatë, kopshtari duhet të dijë si të mbjellë, si të ujitë si të plehërojë, si dhe të dijë si t’i heqë barishtet e këqija të cilat janë kërcënim për t’jua marrë frymën bimëve. Ka disa gjëra bazë që ai ose ajo duhet të bëjë herë pas here që të krijojë këtë mjedis për rritje.
750+
Në Kampet e JetaPlus
10-18
Vjeç nga Gjithë Jugu
90
Rrëfime besimi 2022
#28
Kisha bashkpuntore
Nga t'ja fillosh
Ku të fillosh? Cilët janë faktorët kryç që krijojnë një mjedis të shëndetshëm për rritjen?
Pra, nga t’ja fillosh? Nga të gjitha gjërat që ke mundësi të bësh në fillim, cilat janë më të rëndësishmet?
Përderisa Jezusi është modeli ynë, përgjigjja më e mirë do të gjendet duke parë shërbesën e tij. Gjatë 30 viteve të para, Jezusi u rrit në dituri, në shtat dhe në favor me Perëndinë dhe me njerëzit (Luka 2:52). Këtë ne e quajmë “faza përgatitore.“
Pra “faza e themelit“ filloi kur ai u pagëzua nga Gjoni në lumin Jordan ku edhe nisi shërbesën e tij publike.
“Dhe ndodhi në ato ditë që Jezusi erdhi nga Nazareti i Galilesë dhe u pagëzua nga Gjoni në Jordan. Dhe menjëherë, kur po dilte nga uji, pa se qiejtë po hapeshin dhe Fryma po zbriste mbi të si një pëllumb. Dhe një zë erdhi nga qielli: ‘Ti je Biri im i dashur në të cilin jam kënaqur’.“ Marku 1:9-11
Çfarë ndodhi më pasë?
Çfarë bëri ai më pas? Mbani mend që Jezusi pati një mision sfidues dhe nuk kishte shumë kohë që ta përmbushte.
Në çfarë u përqendrua ai dhe si e shfrytëzoi kohën e tij? Nëse do ta shikonim jetën e tij pas pagëzimit dhe gjatë javëve të para të shërbesës së tij publike, do të zbulojmë gjashtë përparësi themelore.
Këto përparësi vazhduan të siguronin bazën për shërbesën e tij gjatë tre viteve e gjysmë që pasuan.
Shërbesa e Sportit si Sfida e Parë!
Pastaj Jezusi vazhdon.
Në fillim, Jezusi ia kushtoi pjesën më të madhe të vëmendjes së tij themelimit të këtyre përparësive. Faza e themelimit përfshin periudhën nga pagëzimi i tij deri tek thirrja e dishepujve të parë dhe zgjat afërsisht një vit e gjysmë. (shiko Shtojcën për një listë të hollësishme të ngjarjeve gjatë fazës së themelimit).
Këto gjashtë përparësi të fazës së themelimit krijuan kontekstin për rritjen frymore tek ndjekësit e Jezusit. Këto janë gjithashtu gjërat më të rëndësishme tek të cilat të fokusohesh gjatë fazave fillestare të ndërtimit të një shërbese të rinjsh. Do ta shohim të gjithë listën, dhe më pas do ta studiojmë secilën nga këto gjashtë përparësi.