Të rinjtë po braktisin dyqanet e ëmbëlsirave
Çfarë është: Studimet tregojnë se të rinjtë po heqin dorë gjithënjë e më shumë nga të shpenzuarit të parave të tyre për ushqimin,ëmbëlsirën apo librin e tyre të preferuar dhe janë duke shpenzuar më shumë në lojërat Roblox dhe Fortnite.
Pse duhet ti kushtojmë vëmendje: Përveç faktit që këto lojëra krijojnë varësi të madhe tek të rinjtë, është për tu shqetësuar edhe foksui dhe mënyra e shpenzimit të parave nga të rinjtë. Prandaj kjo është një mundësi e mirë për të hapur diskutim me të rinjtë tanë në lidhje me mënyrën se si ata I shpenzojnë paratë e tyre dhe të përgatitemi ti mësojmë ata të jenë administrator të mirë të të mirave që kanë – sidomos paratë.
Ne kemi mundesinë ti mësojmë të rinjtë tanë, ti shpenzojnë paratë e tyre jo vetëm në argëtimet virtuale, por më shumë në gjëra që do të sjellin përfitime reale në jetën e tyre. Ti nxisim dhe ti mësojmë ata që të blejnë më shumë libra, të hanë më shumë ushqime të shëndetshme dhe të kujdesen për fizikun e tyre, në vend që të shpenzojnë para, kohë dhe energji të ngecur para ekranit të telefonit të tyre duke luajtur lojëra virtuale, të cilat shpesh herë kane edhe grafik shqetësuese.
Përshtatur nga Culture Translator
Tag:Braktisje, Ëmbëlsirat, Të Rinjtë