Të kujdesemi për shëndetin tonë mëndorë!
- Kujdesu për veten: Siguroju që po ushqehesh mirë, shëndetshëm, përpiqu të mbash një dietë të shëndetshme, atë çfarë I duhet trupit tënd. Fli gjumë mjaftueshëm për të shplodhur trupin dhe trurin tënd.
- Aftësi adaptuese të reja: Merr kohë që të krijosh ose zhvillosh aftësi të reja të të menduarit sfidues dhe një ristrukturim të ri të njohurive.
- Marrëdhëniet: Lidhu dhe zhvillo marrëdhëniet me koleget, partnerët dhe ndihmësit në punë apo shërbesë.
- Aktivitet fizik: Ushtrimet fizike janë një mënyrë shumë e mirë për të sjellë humorin, të japin energji për ditën si dhe ndikojnë në reduktimin e stresit dhe të ankthit gjithashtu.
- Mbështetje: Nëse shikon se ke nevojë për mbështetje sepse ndoshta po kalon vështirësi, mos hezito dhe as mos ki turp të kërkosh ndihmë. Jemi krijuar të mos jemi vetëm dhe është e pamundur të dimë gjithçka në mënyrë absolute.
- Pushim: Njih limitet e tua dhe merr pushim sa herë që e ndien të domosdoshme. Jepi vetes pushim nga të punuarit nga shtëpia.
- Presion: Përpiqu të reduktosh masën e presionit që ti vetë i vendos vetes. Syno të bësh progres dhe jo të arrish në prefeksion. Vetëm Një është perfekt dhe i përsosur – Zoti.
- Relaksohu: Ule pak ritmin dhe ndal të marrësh frymë. Bëj atë çfarë të relakson për të paktën 30 minuta në ditë, sidomos pasi e shikon që truri jot nuk është produktiv gjatë kohës që po përpiqesh të punosh.
- Bisedo: Mos ki frikë dhe turp të flasësh me miqt apo edhe me familjarët e tu kur përballesh me gjëra të vështira, cilat do qofshin ato.
- Riorganizo: Përpiqu të mbash një organizim dhe strukturë të ditës sipas detyrave, objektivave dhe prioriteve që ke vendosur specifikisht për këtë periudhë.