Stërvitje #1 Mbajtja e trupit të Shëndetshëm në Karantinë
Stërvitje #1
Përshkrimi | Ky ushtrim është i bazuar në gjimnastikë. Bëhu gati për ta sfiduar veten ndaj kohës. Termi i përdorur për këtë ushtrim është ‘Burpees’. i gjithë ushtrimi është i ndar në segmente 1 minutëshe. Në minutën e parë duhet të bësh 5 burpees, dhe pjesën tjetër të minutit duhet të pushosh. Në minutin e dytë do të bësh 6 burpees, dhe pjesën e mbetur të kohës do të pushosh. Kjo do të përsëritet, duke shtuar një burpee në çdo minutë, deri sa të arrish një numër që nuk e përmbush brenda minutit.· Minuti 1 – 5 burpees
· Minuti 2 – 6 burpees · Minuti 3 – 7 burpees, · …e kështu me radhë Kur mos të realizosh dot numrin që ke arritur brenda 1 minuti, këtu përfundon ushtrimi. Tek linku më posht gjen një ilustrim si ta realizosh këtë ushtrim. |
Qëllimi | Qëllimi për këtë ushtrim është që të mbash të njëjtin ritëm duke shtuar përsëritje të ushtrimit në çdo minutë. Përpiquni ta bëni ushtrimin sa më shpejt të jetë e mundur me qëllim që të keni më shumë kohë për të pushuar në çdo minutë. |
Nxemje përpara ushtrimit | 3 raunde me:· 20 jumping jack https://www.youtube.com/watch?v=c4DAnQ6DtF8
· 10 good mornings https://www.youtube.com/watch?v=fQ2olCTc0-c · 20 mountin climbers https://www.youtube.com/watch?v=zT-9L3CEcmk |
Qetësohu mbas ushtrimit | Shiko përpara: Çfarë mund të bësh për të bërë zakone të mira për jetën tënde fizike? Me kë mund ta ndash këtë ushtrim që mund të përfitoj prej tij?-Tërheqe të kofshës (2 minuta se cilën) https://www.youtube.com/watch?v=wr_8aak4Wbc
-Terheqe e muskujve te mesit (2 minuta) https://www.youtube.com/watch?v=t_uR01Dx9Mk -Pigeon strech (1 minut secilën anë) https://www.youtube.com/watch?v=jQMsyrLowFw |
Histori | Ishte njëherë një kriminel që kishte bërë një krim.Pasi u kap, u paraqit përpara mbretit për të marr ndëshkimin e tij.
Mbreti i tha se ai kishte mundësinë për të zgjedhur midis dy ndëshkimeve. a. Ai mund të varej me litar. b. Ose mund të zgjidhte dënimin që ishte pas asaj derës së madhe të zezë, shumë të frikshme dhe plot mister. Krimineli me shpejtësi zgjodhi varjen me litar. Ndërsa i vendosën lakun në qafë, ai i’u drejtua mbretit dhe i tha: “Sa për kuriozitet, çfarë fshihet mbas asaj derës së frikshme?” Mbreti qeshi dhe tha: “E di, është për të qeshur. Unë i ofroj të gjithëve këto dy mundësi dhe pothuajse të gjithë zgjedhin litarin”. “Pra”, i tha krimineli, “Ma trego. Çfarë është mbas asaj dere? Unë nuk kam për t’i treguar askujt” duke treguar me dorë lakun në qafën e tij. Mbreti ndaloi për një çast dhe pastaj i’u përgjigj: “LIRIA, por me sa duket njerëzit janë shumë të friksuar nga e panjohura dhe zgjedhin pa hezitim litarin.” Në kohë pasigurie, ne mund të bëjmë pyetjem ‘Pse po ndodh kjo gjë?’ ose mund të përballemi me frikën dhe mos ta lejojmë të na paralizojë. Kjo do të ndryshoj fokusin tonë nga ‘Pse-ja?’ tek pyejta ‘Çfarë mund të mësoj nga ky sezon frike?’ |
Zakon i mirë i një jete të shëndetshme | Lexo më shumë libra se sa shikon lajmet. |