Socializimi, Jo ekranet
Çfarë është: Këto kohë adoleshentët janë të detyruar të bëjnë çdo gjë online, por prap nuk janë të lumtur. Sipas një studjuese, kjo tregon se: Adoleshentët nuk janë të varur nga rrjetet sociale, por janë të varur nga nevoja për të pasur socializim.( kliko këtu)
Pse mund të jetë e vërtet: Pas gjithë përpjekjeve të këtyre viteve të fundit për të gjetur një mënyrë për të mbajtur të rinjtë sa më larg ekraneve të telefonave të tyre, mujat e fundit prindërit janë të detyruar të heqin dorë nga këto përpjekje për shkak se interneti është e vetmja mëyrë që ata të socializohen dhe të komunikojnë. Por kjo situat, po tregon reagimin e të rinjve në lidhje me bërjen e të gjitha gjërave online – shkolla, sportet, marrdhëniet, romancën, kishën, koncertet, pazarin. Supozohej të ishte parasja për ta, por në fakt kjo është duke u shkaktuar atyre shumë stres dhe irritim.
Ky moment mund të ndryshojë shumë qasjen e tyre ndaj rrjeteve sociale dhe kohës që ata harxhojnë në pajisjet e tyre elektronike. Dhe ky mund të jetë një moment i favorshëm që ne t’u mësojmë atyre të vlerësojnë më shumë marrdhëniet reale me njerëzit që i rrethojnë. Ndoshta të rinjtë tanë kanë nevoj për socializim, por për shumë prej tyre e ‘vetmja’ mënyrë për ta gjetur është në rrjetet sociale. Mos e lini këtë mundëi t’ju iki, por diskutoni dhe flisni me të rinjt tuaj se çfarë mendojnë dhe si mund të mësojnë prej situatës.