Si ta mbajmë shërbesën e të rinjëve interesante!
Si ta mbajmë shërbesën e të rinjëve interesante? Ky është një problem i njohur, sidomos për ata që kanë shumë kohë që e bëjnë këtë shërbesë.
Ti mund të kesh gjetur nje format që funskionon për grupin tënd, por pas disa kohësh edhe kjo bëhet normale dhe e parashikueshme. Të gjithë e dinë radhën se si do ndodhin gjërat në program. Dhe shpesh herë, edhe pse ne përpiqemi ti bëjmë gjërat sa më mirë të jetë e mundur, prap takimet duket sikur e kanë humbur gjallërinë e fillimit.
Atëherë çfarë duhet të bëjmë? Këto janë disa sugjerime se si ta rifreskosh shërbesën e të rinjëve në kishën tënde.
Ndrysho formatin e mesazhit
Mesazhi nga bibla është pjesa thelbësore e takimit të të rinjëve. Por në të njëjtën kohë është edhe pjesa ku ti mund të provosh ta ndryshosh dhe ta përshtasësh në disa mënyra. Në vend që të bësh një predikim standart 15-20 minuta, mund ta ndash mesazhin në disa segmente duke futur këng adhurimi në mes. Përdor anën vizuale (video, powerpoint, etj), e cila ka shumë ndikim tek të rinjtë.
Nëse madhësia e grupit ta lejon, organizoje mesazhin në mënyrë të tillë që të përfshijë të rijntë, në vend që ata të dëgjojnë pasivisht. Për këtë mund të bësh pyetje që ata të përgjigjen, ose të përgatisësh detyra të vogla që ata duhet të plotësojnë gjatë takimit. Psh, nësë bën një psalm atëherë mund ti kërkosh gjithësecilit që në një letër të listojnë karakterisitikat e Perëndisë të shpalosura tek ai psalm, ose të shkruajnë një përmbledhje të psalmit, ose të shkruajn edhe ata psalmin e tyre bazuar tek psalmi që po lexoni.
Ose mund të bësh diçka edhe më interesante: të tregosh histori. Mund të jetë një histori biblike ose një histori tjetër që ti di, e cila mbështet mesazhin. Këto dy libra mund të të ndihmojnë me pjesën e historisë: Michael Novelli “Shaped by the Story” dhe Jon Huckin’s :Teaching Through the Art of Storytelling”.
Ndrysho radhën e gjërave në program
Duket si diçka pa ndikim fare, por një ndryshim i vogël në program është i mjaftueshëm për të ndryshuar ritmin dhe pritshmërinë e takimeve. Nëse e nis gjithmonë me adhurimë, provoje ta nisësh me diçka tjetër.
Ndrysho mënyrën e adhurimit
Nëse nuk bëni fare adhurim, bëni disa përpjekje për ta sjell në takimin tuaj. E nëse keni një mënyr tuajën të të bërit pjesën e adhurimit, atëherë merr guximin të sjellësh diçka ndryshe. Fto dikë nga jasht që mund të të ndihmoj, këndoni pa muzik, gjeni instrumental dhe këndoni, etj.
Fto një folës të huaj
Nëse në shërbesën e të rinjëve keni të njëjtin person që predikon gjatë gjithë kohës, atëherë do ishte shumë mirë që herë mbas here të ftoni dikë që nuk është pjesë e grupit. Mund të jetë dikush nga kisha juaj ose nga ndonjë kishë tjetër. Një zë i ri mund t’u flas ndryshe të rinjëve.
Ndrysho vendin e takimit
Ndryshimi i vendit të takimit, shpesh herë ndryshon prespektivën e gjërave. Kjo do të ndryshonte atmosferën e takimit dhe të rinjtë do të motivohen. Nëse keni mundësi të shkoni në natyrë herë mbas here, ka për të ndryshuar energjinë në grup. Ne e kemi provuar këtë ide gjatë verës dhe ka sjell shumë fryt në shërbes. Me ndryshimin e ambjentit, të rinjtë motivohen më shumë për të ftuar miqtë e tyre.
Dhe nëse ndryshimi i ambjentit është i vështirë për shërbesën tënde, atëherë ndrysho arredimin e ambjentit që ke. Bëj një dekorim të thjesht, por që do të ndryshonte atmosferën.