Strategjia jonë e shërbesës
Kemi zbuluar se një shërbesë e rrënjosur në marrëdhënie dhe në kuptimin lokal është çelësi për një ndikim afatgjatë.
Trajinm për KISHËN tënde & për TY
JetaPlus është një lëvizje e përkushtuar për të fuqizuar të rinjtë shqipfolës përmes kishave lokale, duke synuar transformimin pozitiv të shoqërisë. Në kuadër të këtij misioni, JetaPlus ofron një sërë trajnimesh dhe materialesh edukative që adresojnë nevojat dhe sfidat e të rinjve sot.
Një shërbesë e shëndetshme të rinjsh mund të ketë një ndikim shumë të madh në jetën e kishës lokale dhe në komunitetin ku jetoni. Por më e rëndësishme është që një shërbesë të rinjsh i ndryshon jetët në mënyra praktike dhe afatgjata. Të rinjtë kthehen në besim tek Krishti, rriten në marrëdhënien e tyre me të dhe ndërtojnë modele afatgjata të ndjekjes së Krishtit.