
Të Rinjtë dhe Misioni i Kishës
Ai nuk ka pasur kurrë një zyrë publike, nuk ka shkruar kurrë një libër, nuk ka drejtuar kurrë një ushtri dhe nuk ka themeluar kurrë një institucion. Ai jepte mësim në varkë apo në fusha dhe ndjekësit e tij ishin peshkatarë të thjeshtë. Ai u mohua dhe u keqkuptua nga shumica dhe shërbesa e tij zgjati vetëm tre vite e gjysmë. Por ndikimi i tij ndryshoi botën. Në fund të shërbesës së tij ai tha: „Ashtu si Ati më dergoi mua, po ju dërgoj unë ju” (Gjoni 20:21). Jeta e tij shërben si shembull, jo vetem për fjalët që mësoi, por dhe për mënyrën se si eci shërbesa e tij. Kjo është arsyeja pse apostulli Gjon shkroi: „Ai që thotë se qëndron në të, duhet të ecë dhe vetë sikurse ka ecur ai” (1 Gjonit 2:6).
Për ata që do të regjistrohen në këtë rrjet, nënkuptohet se ata e duan shërbesën e të rinjëve dhe janë të gatshëm të sfidohen dhe të rriten në kapacitetin e tyre për të shërbyer në mes të një brezi të ri që ka nevoj urgjente për ungjillin. Por si mund të kemi ndikim në shërbesën e të rinjëve, ndërsa të rinjtë janë në ndryshim të vazhdueshëm? Kultura e të rinjëve është duke evoluar vazhdimisht. Të rinjtë sot dëgjojnë muzikë tjetër, kanë stil tjetër, zakone të tjera dhe përdorin edhe gjuhë ndryshe nga brezi përpara tyre. Si mund të ecim me ritmin e këtij ndryshimi që nuk ndalon kurrë dhe të komunikojmë në një mënyrë të freskët dhe të kuptueshme mesazhin e ungjillit, për shpëtimin e shpirtrave të tyre?
Ndonjëherë që të arrijmë dhe të kuptojmë të ardhmen duhet që të gërmojmë thell në të shkuarën. Prandaj në rrjetin e ‘Drejtuesëve të Shërbesës së të Rinjëve’ do të shikojmë në thellësi misionin që Krishti u dha dishepujve të vet më shumë se 2000 vjet më parë dhe të nxitemi për të përqafuar modelin e Krishtit në dishepullbërje.
Shpesh rritja e një shërbese arrin një kulm ose fillon të qëndrojë në vend. Ato që më parë funksiononin tani nuk përbëjnë asnjë ndryshim, dhe duket sikur keni ngelur në vend. Pas tre vjetësh e gjysmë shërbese, Jezusi la pas më shumë se një sërë aktivitetesh, apo një trupë mësimore, por një lëvizje që vazhdoi të rritet dhe zgjerohet në mungesë të tij. Cila ishte rruga që ai ndoqi për të krijuar një lëvizje të tillë?