Për se na nevojitet shërbesa e të rinjëve?
Dy mijë vjet më parë, fëmijët Judenj kishin një shteg të qart për të kaluar në maturi dhe ky shteg përfshinte shërbesën e të rinjëve. Sinagoga lokale caktonte një rabi, i cili kishte si rol kryesor edukimin e fëmijëve. Duke filluar në moshën 4-5 vjeçare (Beth Sefer) fëmijët mësonin të lexonin, shkruanin dhe memorizonin Toran. Në moshën 10 vjeçare, pasi kishin memorizuar Toran, fëmijët ose do të fokusoheshin për të mësuar zanatin e familjes së tyre ose do të ndiqnin rrugën e t’u bërit një rabi. Secili shteg që ata zgjidhnin, përmbushej me kalimin e tyre në stadin e maturisë në moshën 30 vjeçare. Kultura e kohës e konsideronte periudhën midis moshës 5 vjeç deri në moshën 30 vjeç, si kohë kritike përgatitjeje për fazën e maturisë dhe sinagoga lunate një rol shumë të rëndësishëm në këtë fazë të jetës.
Kjo strukturë rritjeje duket shumë ndryshe nga ditët tona, por duket qartë rëndësia që ata i kushtonin investimit frymor dhe kulturor nga ana e sinagogoës në jetën e të rinjëve të tyre.
Shërbesa e të rinjëve në ditët e sotme, vështirë se ruan rrënjët e saj të hershme. Dishepullizimi siç ne e shikojmë të modeluar nga Krishti në bibël, e ka humbur rëndësinë e tij në shumicën e kishës moderne sot në botë (dhe në Shqipëri). Sot ka lulëzuar një kulturë konsumerizmi që përdor argëtimin si atraksion. Dhe shërbesa e të rinjëve shpesh kritikohet se thyen barrierat tradicionale që Kishat tona mbajnë fort – në mënyrën si organizohen takimet, si vishen të rinjtë, si adhurohet, si predikohet bibla, etj.
Por ashtu si në kohën e Jezusit, edhe sot të rinjtë (dhe prindërit e tyre) kanë nevoj për ndihmë. Do të ishte shumë e rëndë për kishën të braktis një brez të tërë, bazuar në dështimet apo problemet që ngrihen në shërbesën e të rinjëve.
Unë shikoj të paktën 3 gjëra shumë të rëndësishme për shërbesën e të rinjëve që Kisha në Shqipëri duhet të vlerësojë.
- Shërbesa e të rinjëve ekziston sepse është e nevojshme.
Të rinjtë përbëjnë një pjesë shumë të madhe të popullsisë në vendin tonë. Ka me mijëra e mijëra të rinjë që frekuentojnë shkollat në qytetet tona. Ka me qindra të rinjë që frekuentojnë takimet nëpër Kishat tona. Këta të rinjë dhe prindërit e tyre kanë nevojë që Kisha e cila ka në dorë të vërtetën jetëndryshuese të Perëndisë, të mund ti ndihmojë të gjejnë dritën dhe të investojë në këta të rinjë që jo vetëm të njohin Zotin, por edhe të jenë një faktorë influencues në kulturën tonë.
Kisha duhet të investojë në një brez që mund të ndryshojë rrethanat sociale në Shqipëri dhe mund të bekoj kishën në lidership dhe në shërbesë të gjerë. Nëse Kisha në Shqipëri dëshiron të ketë fryt të qëndrueshëm frymor, atëherë duhet të arrijë të rinjtë dhe ti ndihmojë ata të ecin drejt maturisë së besimit të tyre.
- Çfarë ka funksionuar në të shkuarën mund të funksionojë edhe sot.
Jezusi modeloi praktikën më të mirë për kishën. Dishepullizimi i Tij nuk u bazua në librin më të fundit, lojën më të re, apo arredimin më të mirë të sallës. Por modeli i Tij u ndërtua mbi shëndetin frymor të drejtuesit dhe vullnetit të Tij për të kaluar kohë duke investuar veten e Tij, dashurinë e Tij dhe të vërtetën e Tij tek dishepujt.
Nëese ne kemi guxim, edhe sot mund të bëjmë të njëjtën gjë. Të investojmë tek drejtuesat tanë dhe tek shëndeti i tyre frymor me qëllim që këta drejtues të investojnë veten e tyre, dashurinë e tyre dhe të vërtetën e ungjillit në jetën e të rinjëve që na rrethojnë.
- Rezistenca është e kotë.
Si njerëz e kemi pak të vështirë të pranojmë ndryshime në mënyrën se si ne i bëjmë gjërat – kjo vjen kryesisht nga frika e asaj që nuk njohim. Këtë gjë e hasim dendur edhe në kishë. Shpesh herë Kisha e ka të vështirë të pranojë ndryshime strukturore apo kulturore.
Shërbesa e të rinjëve, për shkak të dinamikës që ka, do të jetë gjithmonë duke sjell ndryshim në mënyrën e të bërit të gjërave. Kur ky ndryshim është në të mirë të shëndetit frymor të kishës, rezistenca ëshë e kotë. Kisha duhet të nxisë drejtuesit e të rinjëve të investohen, për të sjell fryt të rëndësishëm frymor.