Maj 2020- Të qëndrosh i shëndetshëm në shërbesë
Të Dashur Vëllezër dhe motra në Krishtin,
Arsyeja përse po merrni këtë email prej meje është seps ju keni qënë ose jeni në kontatk me rrjetin e të rinjëve të Forumit Shqiptarë të Udhëheqësisë ose jeni në mardhënie bashkëpunimi me JetaPlus!
Historia dhe statistikat tregojnë se shumica e të krishterëve kudo në botë, janë bërë besimtar kur kanë qënë të rinj. Kjo është e vërtet edhe për shumicën e besimtarëve në kishën në Shqipëri. Prandaj shërbesa e të rinjve ka pas dhe do të ketë një rol vendimtar në jetën e kishës. Ajo çfarë po ndodh sot me të rinjtë është e jashtzakonshme. Për shkak të përhapjes masive të internetit dhe rrjeteve sociale, sot në botë po krijohet një brez të rinjsh me mentalitet global. Pavarësisht se në cilin rajon të botës jetojnë, të rinjtë janë të ekspozuar ndaj ndikimeve të njëjta. Çdo gjë që bëhet trend në perëndim, përhapet me shpjetësi të jashtzakonshme kudo në botë.
Me gjithë këtë ritëm dhe ekspozim ndaj shumë gjërave, ngrihen disa pyetje jetike për shërbesën e të rinjëve. Si mund t’I arrijmë me ungjillin këta të rinjë, kur kanë kaq shumë mundësi zgjedhje për atë çfarë duhet të ndjekin? Si mund të influencojmë në jetën e të rinjëve në Shqipëri, kur ata janë duke braktisur normat dhe autoritetin (siç ne e kemi njohur deri tani)? Si mund të jemi aktual por pa cënuar themelin e besimit dhe rëndësinë e Shkrimit? Në këto kushte lind nevoja, për të rishikuar edhe njëherë metodat që ne përdorim për të bërë shërbesën e të rinjve. Për të ndërtuar dishepuj që bëjnë dishepuj, nuk mjaftojnë vetëm takimet javore. Por duhet një përkushtim prej zemre për të ecur krahë për krahë me këta të rinj, duke u mësuar të vërtetat e shkrimit dhe si të ecin me Krishtin.
Kohët kanë ndryshuar, të rinjtë kanë ndryshuar edhe ne duhet të ndryshojmë qasjen ndaj tyre. Është e domosdoshme që të njohim të rinjtë me të cilët punojmë, me qëllim që të punojmë me sa më shumë efikasitet me ta. Shërbesa e të rinjëve në thelb është dishepullizim, jo thjesht turm të rinjsh. Në këtë pikë, JetaPlus mund të ndihmoj në mënyrë thelbësore dhe të vazhdueshme në shërbesat e të rinjëve. Jezusi modeloi një nga praktikat më të mira për dishepullizim në kishë.
Dishepullizimi i Tij nuk u var asnjëherë tek libri më i fundit në lidhje me këtë, tek loja më e paparë, apo idetë më të mira për arredimin e sallës. Modeli i Tij u bazua në shëndetin frymor të drejtuesit, dhe vullnetin e tij për të investuaar veten, dashurinë dhe të vërtetën e tij mbi ndjekësit. Në modelin e vet, Krishti nuk hartoi shumë programe, por rriti drejtues për të çuar përpara misionin e Tij.
Ne sot, kemi nevoj të rrisim drejtues për shërbesat e të rinjëve. Më poshtë mund të shkarkosh buletinin e shërbesës së të rinjëlve Maj 2020