Kërcim dhe Kohë me familjen!
Kjo koha e karantinës nuk i pëlqen askujt por në fakt unë po përpiqem ti shikoj anën pozitive dhe po kaloj më shume kohe me familjen time, duke bërë gjëra sëbashku.
Një ndër gjërat qe po bëjmë si pjesë të rutinës së darkës janë ushtrime fizike. Këtë gjë e bëjmë për të qënë më aktiv duke qënë se shumicën e kohës po e kalojmë ulur. Ka disa arsye përse duhet të jemi aktiv fizikisht duke qënë brenda në shtëpi. Unë po ju listoj ato që më bëjnë mua të organizoj aktivitet fizik në mbrëmje sidomos me video që quhen ‘WalkTogether’:
- Shëndeti fizik është po aq i rëndësishëm sa shëndeti mendor dhe frymor.
- Unë personalisht dua që kur fëmijet të shkojnë për të fjetur të jenë të lodhur.
- Diçka po ashtu e rëndësishme është koha si familje qe ne kalojmë duke bëre këto ushtrime.
- Koha që kalojmë si familje bën që ne sëbashku të krijojme lidhje të forta, të thella për një familje të shëndetshme.
Ja disa video që mund të përdorni:
1- 15 Minuta ecje për familjen me fëmijë duke kërcyer
2- 20 Minuta ecje të shpejt me familjen
3- 20 Minuta ecje të shpejt në vend me familjen