Gro një material dishepullizimi për të rinjtë!
Kisha në Shqipëri është duke u përballur me shumë sfida. Një ndër to, është shqetësimi i madh për brezin e ri. Shumë të rinjë janë bërë të krishterë duke besuar ungjillin e Krishtit, por nuk po shohim rritje të vazhdueshme tek ata. Duket sikur ata kanë më pak dashuri dhe dëshirë për të njohur Zotin në krahasim me brezin e mëparshëm.
Ndonjherë na duket sikur shumë nga të rinjtë që kemi në kishat tona kanë ngecur në vend. Shumë prej tyre nuk janë duke marr vendimet e duhura dhe kjo na frikson për të ardhmen e tyre dhe ecjen e tyre me Krishtin. Nga ajo çfarë kemi vëzhguar ndër vite, është se shumë kisha në Shqipëri bëjnë një punë shumë të mirë në ungjillizimin e të rinjëve. Disa nga shërbesat e të rinjëve që njohim, kanë një eksperienc të madhe dhe në mënyrë kreative, gjejn metoda nga më të ndryshmet për ti sjell të rinjtë tek Krishti.
Por a është e mjaftueshme për rritjen e tyre thjesht prezantimi me ungjillin? A është e mjaftueshme që thjesht ti tregojm për shpëtimin dhe pastaj të pretendojmë që ata të rriten vetë? Kur Krishti afroi dishepujt tek vetja e tij, përveç mesazhit të shpëtimit, Ai u dedikoi 3 vjet të jetës së Tij për ti mësuar ata se si ta ndiqnin dhe si të rriteshin. Të rinjtë tanë kanë nevojë për dishepullizim. Ata kanë nevojë që ne të ecim me ta dhe ti mësojmë të jenë dishepuj. Ti mësojmë të jenë kontribues dhe jo vetëm konsumues në kishë. Investimi që bëjmë duke dishepullizuar të rinjtë tanë, është një investim me fitime shumë të mëdha.
Prandaj ne duam t’ju vijmë sadopak në ndihmë me një material dishepullizimi që quhet ‘Gro’. Gro është një material i thjeshtë dhe shumë praktik për të ndihmuar të rinjtë tanë të rriten në besim dhe në marrdhënien e tyre me Zotin. Materiali në shqip ka pesë seri, ku secila seri ka katër studime të përmbledhura në një libërth.
Nëse dëshironi të dini më shumë mos hezitoni të na kontaktoni 0694414848