GDPR
- Posted by Juli
- Categories Media, Standarte, Uncategorized
- Tags
Informacion në lidhje me përpunimin e të
dhënave personale
Në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (“GDPR”) ne duam tju informojmë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale tuaja që kemi mbledhur gjatë rregjistrimit tuaj në eventet e organizuara prej organizatës JetaPlus (“Kontrolluesi”).
Nëse keni ndonjë pyetje ose koment në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale ose dëshironi të unshtroni ndonjë të drejtë tuajën të përcaktuar në informacion, ju lutem kontaktoni JetaPlus, Lagjia Fejzo Mema, Pallati 1033 Vlorë, admin@jetaplus.org.al
Kush është përgjegjës për përpunimin e të dhënave personala të tua?
Kontrolluesi I të dhënave tuaja personaë është “Kontrolluesi”, I cili mban përgjegjësi për të gjitha përpunimet e kryera në emri të Tij.
Pse dhe si do të përpunohen të thënat tuaja personale?
Qëllimi I përpunimit të të dhënave:
Kontrolluesi do të përpunojë të dhënat tuaja personale që ka marrë nëpërmjet rregjistrimit tuaj në një nga aktivitetet e organizuara nga kantrolluesi (Titulli, emri, mbiemri, data e lindjens, adresa , nr Telefonit, email, numri I pasaportës, diteat, detajet e pagesës) për qëllimet e mëposhtme:
- Organizimin e pjesmarrjes tuaj në aktivitetin e organizuar nga Kontrollori, duke përfshirë çdo akomodim, ushqim dhe faturimin që ka lidhje me pjesmarrësin.
- Mbajtja e kontabilitetit
- Për tju dërguar informacione në lidhje me aktivitete të tjera të organizuara nga Kontrollori apo aktivitete tl vetë kontrollorit që ju mund ti refuzoni në çdo kohë.
Nëse jeni rregjistruar në EMS në të njëjtën kohë që je rregjistruar për një aktivitet Kontrollori do të përpunojë gjithashtu të dhënat e tjera personale si (Fjalkalimin, Historikun e rregjistrimi) me qëllim të mbajtjes së llogarisë tuaj online.
Të dhonat personal do të përpunohen nga Kontrollori automatikisht (në mënyrë elektronike) në sistemin EMS dhe ndonjëherë në formë manuale ( në format letre).
Baza Ligjore:
Kontrollori ka të drejtë të përpunojë të dhënat tuaja personale pa përlqimin tuaj pasi kryen përpunimin që është I nevojshëm për lidhjen dhe zbatimin e një kontrate të lidhur me subjektin e të dhënave ose për qëllime të interesave legjitime të Kontrollorit (aktivitete promovuese/këshillimore) dhe për kryerjen e detyrimeve ligjore.
Sigurimi I të dhënave personale është një kërkesë ligjore/kontraktuale dhe pa këto të dhëna nuk do të jetë e mundur pjesmarrja juaj në aktivitetet e organizuara nga Kontrollori.
Të dhënat personale të kufizimeve dietike konsiderohen të dhëna shëndetësore dhe I përkasin kategorive të veçanta të të dhënave personale ( të ashtuquajturat të dhëna sensitive), të cilat mund ti përpunojmë vetëm me pëlqimin tuaj të qartë. Prandaj dhënia e këtyre të dhënave është plotësisht vullnetare dhe duke plotësuar kutin përkatëse, ju pranoni përpunimin e të dhënave tuaja personale sensitive. Ju mund të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë nëpërmjet kontakteve të mësipërme ose profilit tuaj në EMS. Tërheqja e pëlqimit tuaj nuk cënën ligjërisht përpunimet e mëparshme.
Kujt mund ti tregohen apo tju vihen në dispozicion të dhënatn tuaja?
Përpunuesit të të dhënave:
Përveç punonjësve të kontrollorit, të dhënat tuaja personale do të përpunohen gjithashtu nga palë të treta si përpunues të të dhënave që përpunojnë të dhënat tuaja personale për Kontrollorin në bazë zë një Marrveshje për Përpunimin e të Dhënave. Këta përpunues të të dhënave përfshijnë::
- Josiah Venture NFP, P.O.BOX 4317, Wheaton, IL 60189, USA – Operatorin e sistemit EMS
- Bashkëpuntorët e Kontrollorit (Të vetëpunësuar)
- Kompania e Kontabilitetit
Mund të kërkosh një listë të përditësuar të përpunuesve të të dhënave nëpërmjet kontaktit të mësipërm.
Marrësit e Tjerë:
Të dhënat tuaja personale do tju jepen operatorëve të akomodimit nëse eventi I organizuar nga Kontrollori përfshinë akomodim.
Nëse jeni bashkëpuntor I Josiah Venture NFP dhe JetaPlus të dhënat tuaja personale në EMS mudn të ndahen me sistemin CRM për të lehtësuar komunimimin dhe bashkëpunimin brenda organizatave.
Si shtesë të dhënat tuaja personale mund tju vihen në dispozicion personave të tjerë në rast se përbën një detyrim ligjor ( Tatimeve, Gjykatës, Prokurorisë etj). Ose janë rreptësitë të nevojshme për të siguruar pjesmarrjen tuaj në aktivitetin ose në interesin legjitim të Kontrollorit. ( këshilltarë ligjor, këshilltar tatimor, gjykata).
A mund të transferohen të dhënat tuaja personale në vende të treta (Jashtë EEA)?
Të dhënat tuaja personaëe nuk do të transferohen jashtë EEA.
Sa kohë do të ruajmë të dhënat tuaja?
Të dhënat personale do të mbahen për kohëzgjatjen e aktiviteteve të Kontrollorit derisa të anuloni llogarinë tuaj EMS ose të kundërshtoni marrjen e ftesave për aktivitetet e organizuara nga Kontrollori dhe materiale të tjera promovuese. Në këtë rast, ne do t’i ruajmë të dhënat tuaja personale për jo më shumë se 10 vite kalendarike pas vitit në të cilin keni marrë pjesë në aktivitetin e fundit të organizuar nga Kontrollori (për qëllime të kontabilitetit).
Çfarë të drejtash keni?
Ju keni të drejtë të informoheni për përpunimin e të dhënave tuaja personale, të keni akses në të dhënat tuaja personale, duke përfshirë të drejtën për një kopje të të dhënave tuaja personale dhe, kur është e zbatueshme, për transportueshmërinë e të dhënave tuaja personale te një kontrollues tjetër, të dhënat personale të korrigjuara ose të fshira (nëse kundërshtoni aktivitetet promovuese të Kontrollorit ose nëse periudha e ruajtjes për të dhënat tuaja personale skadon), ose për të kufizuar përpunimin (nëse kundërshtoni saktësinë e të dhënave personale të përpunuara ose kërkoni kufizim të përpunimit në vend të fshirjes së të dhënat tuaja personale).
TI MUND TË KUNDËRSHTOSH PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE PËR QËLLIME PROMOCIONALE TË KONTROLLUESIT NË ÇDO KOHË, DHE TË DHËNAT PERSONALE DO TË FSHENË DHE TË SHKRIHEN (PËRVEÇ NËSE KONTROLLUESI KA NJË ARSYE TJETËR PËR PËRPUNIMIN E TYRE).
Ju lutemi bëni të gjitha kërkesat tuaja duke përdorur detajet e kontaktit të mësipërm.
Ju gjithashtu keni të drejtë të kontaktoni Zyrën e Mbrojtjes së të Dhënave (https://www.idp.al/).
You may also like
Hello world!
Welcome to WordPress. This is your first post. Edit or delete it, then start writing!