Back

JetaPlus dhe Shërbesa e të rinjëve

Nuk është një organizatë tjetër por është një mundësi që i jepet kishës lokale të investojë në shërbesën e të rinjëve dhe drejtuesit e të rinjëve.

Shërbesa e të rinjëve në kishë shikohet si e lodhshme dhe e mundimshme dhe shpesh ne harrojmë që shumica e besimtarëve në kishat tona janë bërë besimtarë në moshën e andoleshentëve. Një shërbesë e shëndetshme të rinjsh mund të ketë një ndikim shumë të madh në jetën e kishës lokale dhe në komunitetin ku jetoni. Por më e rëndësishme është që një shërbesë të rinjsh i ndryshon jetët në mënyra praktike dhe afatgjata. Të rinjtë kthehen në besim tek Krishti, rriten në marrëdhënien e tyre me të dhe ndërtojnë modele afatgjata të ndjekjes së Krishtit. Kur Perëndia është duke lëvizur në një shërbesë të rinjsh është gëzim dhe privilegj të jesh pjesë e saj! Megjithatë, një shërbesë e shëndetshme për të rinj nuk ndodh automatikisht. Kërkohet përpjekje dhe udhëheqje e qëllimshme. Si një kopsht, një shërbesë për të rinjtë nuk prodhon shumë fryte nëse dikush nuk kujdeset për të.

Të rinjtë kanë humbur interesin në rrjetet sociale apo median online dhe ata janë duke kërkuar mardhënie të sinqerta. Për këtë arsye është e rëndësishme që kisha lokale të mund të jetë pranë tyre.

Trajinimet e JetaPlus

Jezusi është shembulli më i mirë për shërbesë, kështu që përgjigjet tona më të fuqishme do të vijnë prej tij. Ndërsa shohim jetën dhe shërbesën e tij ne dallojmë tri gjëra të cilat janë thelbësore që t’i kuptosh ndërkohë që je duke punuar për të ngritur një shërbesë të shëndetshme për të rinj.

Nëse mjedisi është i shëndetshëm në një kopsht, rritja do të ndodhë në mënyrë të natyrshme dhe spontane. Megjithatë, kopshtari duhet të dijë si të mbjellë, si të ujitë si të plehërojë, si dhe të dijë si t’i heqë barishtet e këqija të cilat janë kërcënim për t’jua marrë frymën bimëve. Ka disa gjëra bazë që ai ose ajo duhet të bëjë herë pas here që të krijojë këtë mjedis për rritje.

Nëse misioni të jep pikë mbërritjen, ti gjithashtu ke nevojë të dish cilin shteg duhet të ndjekësh për të arritur qëllimin (dishepuj që bëjnë dishepuj). Ndërkohë që shikojmë jetën e Jezusit, ne shikojmë një shteg të caktuar në të cilin ai i udhëhoqi njerëzit për t’i kaluar ata nga mosbesimi në pjekuri. Ky shteg karakterizohet nga pesë sfida bazë të Krishtit.

Kampe për të rinjtë (Anglisht, Sport, Muzikë)

Hapat për të marrë ndihmën nga JetaPlus

Jemi vetëm një email larg

01

Na kontakto

smema@josiahventure.com
02

Ne vijmë tek ju dhe bëjmë një vëzhgim

Të shërbesës së të rinjëve, drejtuesit e të rinjëve, drejtuesve potencial
03

Ndërtojmë një plan pune sëbashku

Sëbashku ndërtojmë një plan pune për shërbesën e të rinjëve dhe trajinime dhe shërbesjmë sëbashku

Ke më shumë pyetje?