PËRSHKRIMI
Ky është një trajinim për drejtuesit e të rinjëve të Kishës ICF duke i trajinuar ata në prioritetet e Jezusit në Shërbesë. Të mësojmë të bëjmë dishepuj si Jezusi.
PËRMBAJTJA
Një shërbesë e shëndetshme të rinjsh mund të ketë një ndikim shumë të madh në jetën e kishës lokale dhe në komunitetin ku jetoni. Por më e rëndësishme është që një shërbesë të rinjsh i ndryshon jetët në mënyra praktike dhe afatgjata. Të rinjtë kthehen në besim tek Krishti, rriten në marrëdhënien e tyre me të dhe ndërtojnë modele afatgjata të ndjekjes së Krishtit.
Kur Perëndia është duke lëvizur në një shërbesë të rinjsh është gëzim dhe privilegj të jesh pjesë e saj! Megjithatë, një shërbesë e shëndetshme për të rinj nuk ndodh automatikisht. Kërkohet përpjekje dhe udhëheqje e qëllimshme. Si një kopsht, një shërbesë për të rinjtë nuk prodhon shumë fryte nëse dikush nuk kujdeset për të. Nëse mjedisi është i shëndetshëm në një kopsht, rritja do të ndodhë në mënyrë të natyrshme dhe spontane.
Megjithatë, kopshtari duhet të dijë si të mbjellë, si të ujitë si të plehërojë, si dhe të dijë si t’i heqë barishtet e këqija të cilat janë kërcënim për t’jua marrë frymën bimëve. Ka disa gjëra bazë që ai ose ajo duhet të bëjë herë pas here që të krijojë këtë mjedis për rritje.