PËRSHKRIMI
Përgatitja e udhëheqësve që po kërkojnë të ndikojnë në brezat e ardhshëm të besimtarëve.
Ndonjëherë, shërbesa ndaj të rinjve shihet si një “shtesë” jo të domosdoshme, një vend ku shërbehet kur je shumë i ri për të bërë diçka tjetër ose shumë i pa përvojë për të hyrë në “shërbesën e vërtetë.” Megjithatë, të dhënat na tregojnë se e kundërta duhet të jetë e vërtetë. Nëntëdhjetë për qind e besimtarëve vendosin besimin në Krishtin para ditëlindjes së tyre të 21. Shërbesa e fortë ndaj të rinjve është thelbësor nëse duam të arrinim Shqipërinë dhe botën shqipfolëse për Krishtin.
Një përqindje e lartë e shërbëtorëve të krishterë marrin thirrjen e tyre për shërbesë ndërsa janë ende të rinj. Të rinjtë janë më të hapur për t’u mësuar, më lehtë për t’u motivuar dhe mobilizuar, dhe ende kanë shumicën e vendimeve kyçe në jetën e tyre përpara tyre. T’i mësojmë ata të arrijnë bashkatëdashësit e tyre dhe të bëjnë dishepuj, mund të përgatisë një brez të ri udhëheqësish për kishën.
Megjithatë, shumica e udhëheqësve të rinj nuk kanë trajnim specifik për të udhëhequr shërbesën e tyre të rinore lokal. Njohja e një filozofie të shërbimit bazuar në jetën e Krishtit dhe shfrytëzimi i përvojave të të tjerëve që janë efektivë në një kontekst europian mund të rrisë fuqishëm efikasitetin e tyre. Përgatitja e cilësuar gjithashtu mund t’i mbajë ata larg zhgënjimit apo stresit të tepërt.
Qëllimi i Rrjetit të Udheheqësve të Shërbimit të Rinisë është të vendosë një bazë të fortë në filozofinë e shërbimit ndaj të rinjve nga jeta e Krishtit, si dhe të mësojë strategji që po sjellin fryt të rëndësishëm në një kontekst Shqipfolës. Pjesëmarrësi do të largohet me njohuri më të thellë për çfarë e bën një shërbesë rinor që të bëj dishepuj, si dhe me mjete konkrete që mund të aplikohen menjëherë në mjedisin e tyre.
PËRBËRJA E TRAJINIMIT
- Materiale të reja
- Diskutime
- Ndarje Experiencash.
- Folës Kombëtar dhe Ndërkombëtar
- Për fillestarë dhe Expert