Disa këshilla për mënyrat e organizimit të studimeve biblike nëpërmjet vidiove online
Për të ndar njerëzit nëpër grupe, mund të përdorni Zoom ose Skype:
Puna Përgatitore
- Vendos një person përgjegjës për të hapur një llogari në Zoom dhe të krijojë një takim që përsëritet, me qëllim që mos të keni një link(kod për tu futur) të ndryshëm çdo herë.
- Rekomandohet të jetë I njëjti person përgjegjës për të shmangur problemet teknike, por gjithashtu caktoni një person që di ta përdor zoom që mund ta zëvendësojë në rast se personi I parë nuk është.
- Krijo një grup në messenger për të gjithë pjesëmarrësit. Dhe përdore këtë grup për lajmërime në lidhje me studimin dhe dërgo linkun e takimit në Zoom. Spor sigurohu që ky grup mos të përdoret për diskutime apo biseda, por vetëm për lajmërime sepse ndryshe shkakton konfuzion.
- Krijo një dokumnet në Ëord online ku të shkruani axhendën e leximi të pjesëve biblike dhe të shkruani pika personale dhe të përgjitshme lutje. Ndaje linkun e këtij dokumneti në messenger me qëllim që të gjithë të kenë akses.
- Krijo një grup të veçanë për drejtuesit, nëse e kanë të nevojshme të bisedojnë gjatë studimit. Për çdo mbrëmje vendos kush do të jetë:
- Moderatori (Një drejtues) – I cili mirëpret njerëzit që futen në grup, komunikon me njerëzit në lidhje me çështjet teknike, I përgjigjet pyetjeve teknike dhe pyetjeve të tjera, dhe përpara se njerëzit të ndahen në grupe I drejton ata me një lutje.
- Drejtuesit e grupeve të vogla: çdo drejtues duhet të ketë një grup me 5 – 10 persona. Nuk rekomandohet më shumë se kaq. Drejtuesi i grupit drejton grupin, duke përdorur pyetjet për diskutim (shiko më posht). Kushdo mund ta bëjë këtë. Ideja është që të grumbullosh sa më shumë persona që kanë potencial për të drejtuar, me qëllim që ata të mësohen me idenë e drejtimit dhe kjo gjë ti ndihmojë ata në të ardhmen. Vendosni një drejtues të rritur (ose pjestar stafi) për të ndihmuar.
Takimi
- Grupi online duhet të hapet rreth 10 minuta para orarit të caktuar. Me qëllim që njerëzit të përshëndeten dhe të njihen me njëri-tjetrin.
- Moderatori është përgjegjës për mirëseardhjen tek grupi I përbashkët. Ai u kërkon njerzve që të bllokojnë zërin me qëllim që të shmangen zhurmat e panevojshme. Dhe ky person gjithashtu jep disa detaje se çfarë do ndodh dhe si do duket studimi.
- Moderatori I ndan njerëzit nëpër grupe. Çdo drejtues grupi do të ketë mbështetjen e një drejtuesi më të rritur ose të një pjestari stafi. Nëse ka njerëz të rinjë në diskutim, moderatori duhet ti vneos ata me njerëz që njohin, të paktën për herën e parë.
- Grupet nuk është e thënë që të jenë të njëjtët gjithmonë. Mund ti përzieni në mënyra të ndryshme.
Studimi Biblik
- Moderatori I ndan njerëzit nëpër grupe të vogla “breakout rooms.” Pjestarët duhet të shtypin butonin “join” për të filuar studimin.
- Jepu mundësinë njerëzve që të prezantohen, nga janë, cilën kishë frekuentojnë, dhe bëji ti përgjigjen një pyetje për të gallat për të thyer akullin.
- Jepu mundësinë njerëzve të ndajnë në lidhje me javën e tyre. Çfarë u ka shkuar mirë dhe çfarë u ka shkuar keq – tregoju njerëzve që ti interesohesh për ta. (Nuk ka problem nëse ata janë të ndrojtur dhe nuk duan që të ndajnë gjë. ) Si e kanë para ata Zotin të punojë sot?
- Pas javës së parë, shto një pyetje në lidhje me kishën e tyre për të theksuar që ky studim nuk zëvendëson kishën nga ata vijnë për dy arsye:
- Që është detyra e tyre primare që të duan dhe kujdesen për të mirën e kishës së tyre (nëse janë pjesë e një kishe).
- Fillo të investosh tek ata duke I inkurajuar që të mendojnë për dikë në kishën e tyre ose jasht kishës dhe të bjënë një studim të ngjshëm me ta në të ardhmen.
- Drejtuesi i grupit lutet përpara se të lexohet shrimi.
- Dikush lexon shkrimin.
4 Pyetje që duhet bërë
- Çfarë të ngeli në mendje nga kjo pjesë?
- Cfarë ishte sfiduese? (Cfarë ishte e vështirë për ta kuptuar? Pranuar? Besuar?)
- Si përshkruhen njerëzit në këtë pjesë? (Si janë ata? Dhe si u kërkohet të bëhen?)
- Si përshkruhet Zoti në këtë pjesë? (Si përshkruhet Ati? Si përshkruhet Biri, Jezus Krishti? Si përshkruhet Fryma e Shenjtë? )
- Pasi njerëzit kanë ndarë mendimet e tyre, jepi 5 minuta ti kalojnë në heshtje dhe ti kërkojnë Zotit se si mund t aplikojnë këto në jetën te tyre. Dhe pastaj pyeti se më kë mund ta ndajnë ata këtë mësim që morën.
- Tregoju atyre se kur duhet të kthehen tek grupi përsëri. (shembull: është ora 21:05, kthehuni në orën 21:10).
- Kërkoju që të fikin mikrofonin dhe vidjon ndërsa luten, por NUK DUHET QË TË DALIN NGA GRUPI, sepse duhet shumë kohë të futen prap.
- Mbas kohës së tyre personale, ata mund të ndajën. Inkurajoni që të ndajnë, sepse ndërton edhe të tjerët që dëgjojnë.
- Grupi mbyllet me një lutje. Sugjerim: Drejtuesi I grupit e mbyll kohën në grup pas 20 sekondsh heshtje.
- Drejtuesi I grupit inkurajon pjesmarrësit të ftojnë miqtë e tyre në studim. Ata mund ti shtojnë vetë shkoët e tyre në messenger, ku mund të gjejnë gjithë informacionin.
- Pyeti nëse ndonjë prej tyre dëshiron që të drejtoj grupin herën e ardhshme. Nëse dikush dëshiron ta bëj, ndaj me të hapat se si ta bëjë këtë gjë pas të keni mbyll takimin.
- Kur grupi është mbyllur, ata që kanë dëshirë mund të rikthehen tek grupi I përbashkët për të kaluar kohë me njëri-tjetrin.
Më pas
- Bëni një takim vlerësimi në mëngjes për studimin e një nate më parë (Moderatori, Përgjejgësi teknik dhe drejtuesit rritur) Flsini se si mund ta përmirësoni takimin nga ana teknike, si mund të ndani grupet më mirë, çfarë duam që të jetë AND e grupit, çfarë daum të shumfishojmë, etj.
- Lutuni për të gjithë grupin gjatë këtij takimi. Armiku do që të shkatërroj unitetin dhe ne duhet të luftojmë kudër kësaj.
- Kujtoji secilit që ky studim biblik nuk zëvendëson kishën e tyre lokale (nëse dikush vin nga një kishë tjetër). Ne po studiojmë Fjalën sëbashku me qëllim që të sjellim dritë në komunitet, të bahskuar si vëllezër dhe motra në Krishtin.
- Jepi gjithë lavdinë Perëndisë. Është puna që ka nis Zoti, në thjesht I jemi bashkuar kësaj pune, duke I’u përgjigjur ftesës për të ndërtuar Mbretërinë e Tij. Këto studime biblike janë dhuratat e Tij dhe ne jemi thirrur që të jemi “administrues të mirë”. Largoni çdo krenari që mund të vijë për shkak të drejtimit të këtyre grupeve.