Çelësi për të shpëtuar të ardhmen, na është dhënë në të shkuarën
Në vitin 2017 është shfaqur një nga filmat më me ndikim tek të rinjtë: Transformuesit: Kalorësi i Fundit. Historia e këtij filmi fokusohet në shkatërrimin e botës dhe shpengimin e saj. Dhe këtë herë, në serinë e Tranformuesëve, çelësi për të shpëtuar të ardhmen është i varrosur në të shkuarën. Njerëzit dhe Transformuesit (robot) janë në luftë me njëri-tjetrin dhe kjo luftë pasqyron tensionin kolosal midis të mirës dhe të keqes.
Por le ta lëmë mënjan për një moment imazhin e marr nga filmi. Ti si drejtues i një shërbese të rinjsh, që kërkon të kontribuojë në avancimin e ungjillit, pyet veten se çfarë është “Transformimi” i vërtet. Transformimi është ndryshim në formë, pamje ose karakter.
Sfidoi të rinjtë në grupin tënd të përdorin idenë e përcjellë nga filmi për të folur me miqtë e tyre jo të krishterë dhe për t’u treguar atyre se transformimi i vërtet vjen nga Jezusi.
Për të rinjtë tanë, që jetojnë në një botë ku të gjithë janë të fiksuar me imazhin e tyre, është shumë e lehtë që ata të bien në grackën se rrobat e duhura, makina e duhur, telefoni i duhur apo çdo lloj ndryshimi që ata bëjnë në pamjen e jashtme do ti transformojë ata në personin ideal. Kjo është rruga që ata ndjekin, e shtruar për ta nga rrjetet sociale dhe marketingu. Nëse ti ke imazhin që kërkon shoqëria jote, atëherë ti do të jesh cool, i famshëm, i bukur dhe i lumtur.
Por transformimi i vërtet vjen nga brenda.
Bibla na sfidon ne me një tjetër mënyrë se si mund të transformohemi. Shiko se si 2 Korintasve 5:17-20 përshkruan se si duket një jetë e transformuar:
Kështu, kush bashkohet me Krishtin, bëhet një krijesë e re. Gjërat e vjetra shkuan dhe, ja, u bënë të reja. E gjithë kjo vjen prej Perëndisë, i cili na pajtoi me veten e tij përmes Krishtit dhe na ngarkoi me shërbesën për të pajtuar njerëzit me të. Perëndia e pajtoi botën me veten e tij përmes Krishtit duke mos ua marrë parasysh njerëzve paudhësitë dhe duke na besuar predikimin e pajtimit. Kështu ne jemi përfaqësues të Krishtit, dhe, kur ju flasim ne, është si t’ju fliste Perëndia. Ju përgjërohemi që për hir të Krishtit të pajtoheni me Perëndinë.
Jezusi mund të na ndryshoj nga brenda nëpërmjet fuqisë së Tij transformuese. Dhe pastaj Ai mund të transformoj shumë të tjerë në të njëjtën mënyrë duke na përdorur ne. Prandaj mos të heqim dorë nga të ndihmuarit të rinjtë tanë që të çojnë këtë mesazh transformues tek miqtë e tyre.
Më posht keni disa pyetje që të rinjtë mund të përdorin për të folur me miqtë e tyre:
- A është i njëjtë imazhi i jashtëm që ti ke me mënyrën se si ti e shikon veten tënde brenda teje?
- A ke dëshiruar ndonjëherë që të transformosh veten tënde në një person komplet tjetër?
- Sipas teje, a është më e vështirë të ndryshosh imazhin e jashtëm apo njeriun e brendshëm tek një person? Përshkruaj mikut tënd se si të ka transformuar Jezusi ty.
- Tek Transformuesit pasqyrohet lufta midis të mirës dhe të keqes. A beson se kjo është një luftë që ndodh me të vërtet në botën reale?
- A mendon se bota ka nevoj të shpengohet? Pse po dhe pse jo?
- A mendon se çelësi për të shpëtuar të ardhmen tonë, na është dhënë në të shkuarën? Jezusi tha që Ai është “Rruga, e Vërteta dhe Jeta”.
Mund ti sfidoni të rinjtë tuaj të përdorin këtë analogji nga filmi për të hapur dyer për të ndar ungjillin dhe transformimin e vërtet që vjen vetëm nga Jezus Krishti.
Përshtatur nga Dare2Share!
1 Comment
Bukur! Zoti ju ndriçoftë në punën tuaj me të rinjtë.