Butterfly Pretty
Çfarë është: Për shkak të izolimit shumë vajza kanë ndërprerë rutinën e makeup-it. Por pavarësisht kësaj shumë kan gjetur një zgjidhje tjetër – filtrat online.
Pse nuk ka lidhje me bukurinë: Për shak se njerëzit janë duke përdorur shumë rrjetet socale, nuk ia vlen që të bësh makeup për një takim vetëm 1 orë, kur do të jesh gjithë ditën në shtëpi. Në këtë pikë po marrin shumë rëndësi filtrat si “Butterfly Pretty” që të vendosin një makeup virtual në fytyrë. Këto filtra ndryshojnë pamjen tuaj me vetëm një klikim. Në këtë mënyrë ato janë duke ndikuar imazhin e të rinjëve në lidhje me bukurinë, duke u mësuar atyre se bukurinë nuk e ke por mund ta arrish atë (nëpërmjet ndërhyrjeve të tilla). Shumë kompani janë duke e kuptuar mundësinë e madhe që kanë për të fituar miliona në këtë kohë dhe janë duke investuar në krijimin e filtrave të tjerë të ngjashëm. Prandaj tani është momenti më i mirë për të folur me të rinjtë tanë dhe për t’i ndihmuar ata të kuptojnë se janë të bukur ashtu si Zoti i ka krijuar dhe të gjejnë vlerën e vërtetë të bukurisë në këtë të vërtetë.