Frika për të Dështuar- Si të kuptojmë fëmijën tonë Adoleshentë!
Por nëse unë, nëse unë gaboj?
Por nëse unë, nëse unë dështoj?
Atëherë unë jam përbindësh?
Më lejo ta di.
Tek kënga e Justin Bieber dhe Shawn Mendes “Monster” të dy këngëtarët vuajnë nga pritshmërit e të tjerve dhe frika për të mos i përmbushur këto pritshmëri. Kur ata dështojnë, ata pyesin veten, nëse dështimi i bën ata përbindësha. Një i ri sot mund të jetë duke i bërë të njëjtën pyetje vetes.
Të rinjtë janë vazhdimisht duke u përpjekur të jetojnë nëme standardet e prindërve të tyre dhe të shoqërisë. Eshtë mirë që ata përpiqen të bëjnë më të mirën e tyre, por është shkatarruese kur ata ndiejnë se kanë dështuar për të arritur standardet që shoqëria pret.
Dështimi mund të jetë ndihmues për të përmirësuar vetenvetveten. Nëse ne nuk jemi të kujdesshëm, dështimi mund të na çojë drejt turpërimit dhe përjashtimit, deri në atë pikë ku të mendojmë që jemi përbindësha, nuk kemi vlerë apo nuk jemi të aftë për sukses.
Le të shikojmë se çfarë do të thotë të jesh i suksheshëm per Brezin Z, dhe si mund t’i ndihmojë të fëmijët tanë kur nuk janë të sukseshëm.
Ata janë si brezi i mëparshëm, ai i Mijëvjeçarit (1981-1998), por nën steroide … përveç rasteve kur nuk duken aspak si të tillë. A ju ka ndodhur që jeni duke vëzhguar adoleshentët e sotëm dhe pyesni veten: Po pse janë gjatë gjithë kohës online? Pse gjithmonë vendosin një pikëpyetje në lidhje me seksualitetin e tyre? Në shqipëri brezi Z është brezi që vjen mbas vitit 1997 dhe mbas luftës së kosovës, apo brezi që vjen mbas sulmeve terroriste në SHBA. Të rinjtë e këtij brezi janë rritur me dëshirën dhe shpresën që një ditë do të ikin nga Shqipëria. Pasiguria mbizotron në këtë brez.
Si e shikon Brezi Z dështimin?
Brezi Z shpesh njihet si brezi i post së vërtetës, ose brezi që kërkon të përcaktojë vetë vlerat e tij morale/ vlerat morale të tij. Si pasojë, ky brez ndjek një përqasje më pak tradicionale (ose aspak tradicionale) për hir të lumturisë dhe plotësimit të nevojave personale.
Trysnia, si perfomanca në shkollë, jeta pas diplomimit, jeta sociale dhe shumë të tjera, zbehin pritshmëritë për jetën e të rinjëve tanë. Ky presion godet më shumë kur ka lidhje me identitetin dhe vlerat e tyre. Në librin e tij “Jeta e shumë të dashurit” prifti dhe teologu gjerman Henri Nouwen thotë që ne besojmë tri gënjeshtra për identitetin tonë:
- Unë jam çfarë bëj
- Unë jam çfarë të tjerët thonë për mua
- Unë jam çfarë kam.
Kur ka qenë hera e fundit që ke dështuar për të bërë diçka, që lëndove dikë që e doje, apo dështove të merrje diçka që doje? Ndodh gjithmonë, apo jo? Dështimi është pjesë e pashmagshme e jetës! Dhe ne e i japim më shumë rëndësi gjërave që kemi, çfarë bëjmë dhe çfarë thonë të tjerët për ne. Ne ndodhemi në një gjëndje me emocione negative dhe mendime që më pas kuptojmë se nuk na përmbushin. A nuk do ishte më mirë të dinim që kur humbet në një lojë futbolli apo nuk arrin të blesh atë makinë aq të mirë, ty të duan po aq sa më parë?
Të rinjtë tanë kanë nevojë për siguri nga ana jonë! Që të dinë se gjërat e mësipërme nuk janë përcaktuese për identitetin e tyre, të dine që ne i vlerësojmë edhe kur ata ndihen që nuk janë në nivelin e duhur. Në fakt, dështimi ka potencialin të na bëj ne më të fortë. “Çfarë nuk të vret të bën ty më të fortë” është bërë klishe për një arsye. Të mesosh se si të lundrosh gjatë një dështimi është një nga aftësitë më me vlerë që fëmijët tanë mund të mësojnë prej nesh. Le tu japim atyre nje shpirt këmbëngulje në stuhitë e jetës.
Mënyra praktike se si mund të sillesh në një situatë dështimi
“Pengesat, gabimet, llogaritë e gabuara dhe dështimet që u kemi mohuar fëmijëve tanë janë ato përvojat që i mësojnë ata të jenë qytetarë të shkathët, këmbëngulës, inovativ dhe elastik të botës.” Jessica Lahey, The Gift of Failure
Ne mund të përpiqemi të ruajmë dhe të mbrojmë fëmijët nga dështimi sepse ne duam vetëm më të mirë për ta, por në të vërtet ka gjëra të bukura dhe shpresëdhënëse prej dështimit, që shpesh është e re dhe më nxitëse sesa dështimet që ne kemi kaluar në jetë. Dështimi i bën fëmijët tanë më të fortë dhe guximarë ndaj vështirësive duke i pregatitur ata që të kënë shpresë në një botë të vështirë dhe shkurajuese.
Disa këshilla se si mund të veprosh gjatë një momenti të vështirë në jetën e fëmijës tënd adoleshent:
- Siguroji që je ti vendi i tij i sigurisë. Dëgjo fëmijën tënd, bëhu ti personi që ata dëgjojnë. Mos i jep zgjidhje por bëhu një dëgjues i mirë. Dështimi mund të krijojë shumë trishtim dhe zhgënjim. Jepi mundësi fëmijës tënd të përjetojë këto emocione. Injorimi i ndjenjave negative mund ti ndalojë ata që të rriten. Inkurajo fëmijën tënd që në mënyrë të guximshme të përballet edhe me ndenjat më të frikshme. Kur ata e bëjnë, është hapi i parë drejt shërimit.
- Përgjigju hirshëm. Kur ne i përgjigjemi dështimit të tyre negativisht, adoleshentët tanë mund ta marin përgjigjen tonë si një reagim personal ndaj tyre dhe jo ndaj problemit dhe mendojnë qe ne po i zhgënjejmë. Ky zhgënjim mund ti bëjë adoleshentët tanë të ndihen edhe më të lënduar dhe më të vetmuar se më parë. Ja pse përgjigjja jonë është vendimtare. Ne duhet te jemi vazhdimisht burimi i dashurisë dhe hirit (një dhuratë e pamerituar), duke i treguar atyre që ne jemi krenar që jemi prindërit e tyre, pavarësisht nëse ata dështojnë apo kanë sukses!
- Mos e mbithekso suksesin. Ashtu siç nxit Jessica Lahley në citimin e mësipërm, dështimi mund të jetë rruga drejt suksesit. Është nëpërmjet dështim që ne mund të mësojmë mësimet më të rëndësishme dhe të rritemi. Nuk duhet të jetë suksesi kryefjala e mardhënies me fëmijët tanë!
- Gjej mesin e artë.Kush janë disa nga gjëra ku adoleshenti juaj është i sukseshëm apo dicka që mezi po e pret? Po, ai mund të kenë dështuar në diçka, por çfarë ka bërë mirë në atë situatë që ka kaluar? Dështimi mund të na mbingarkojë dhe zihemi në lakun e mendime negative. Por ka shpresë edhe në gjërat më të vogla. Ndihmoje adoleshentin tënd të shikojë shpresën në situatën kuqë ata ndodhen.
- Bëj një plan. Shpesh, vështirësia më e madhe është si të lundrosh gjatë situatave të dështimit. Bëj pyetje si, “Çfarë mund të mësojmë nga kjo?”, “Si mund të rritemi nga kjo përvojë?” “Çfarë hapash praktike mund të marrim?” Pyetje rreth jetës mund të ndihmojnë fëmijën tënd të luftojë kundër ndjenjës së turpit dhe të zhgënjimit që mund të ketë . Ndihmoje atë që të shikojë rrugëdaljen nga zhgënjimi i tij/
- Tregoji që e do shumë. Nuk janë të metat e tua që përcaktojnë se kush je ti. Para se të mbarosh bisedën, tregoji se ti e do atë, dhe që ti je aty për të pavarsisht se çfarë ndodhë.
Përshtatur nga Axis.org nga Suela Mema