NJË DITË, NJË MBLEDHJE, NË 100 QYTETE TË EVROPËS (Exponential)
Përfytyro të jesh ulur rreth një tavoline me 6-8 njerëz të tjerë nga qyteti yt, duke dëgjuar mësime për drejtimin e njerëzve te Krishti, t’i dishepullizosh ata dhe të jesh pjesë e nisjes së kishave të reja.
Mijëra njerëz në Evropë po e bëjnë këtë sot. Dëgjo historinë e tyre, frymëzohu dhe sfidohu për të marrë hapin e radhës. Tema është “Të nxitim një kulturë shumëfishimi”.
Kultura mund të përcaktohet si: Modele të përsëritura dhe spontane të sjelljes. Kultura merr formë nga pasioni në zemrën tënde dhe bindja në mendjen tënde. Ajo që ne vlerësojmë bëhet prioriteti ynë, dhe prioriteti ynë bëhet historia dhe gjuha jonë dhe që janë të dukshme përmes sjelljes sonë.
Po sikur shumëfishimi i dishepujve, drejtuesve dhe kishave të reja të bëhej historia e kishës në Evropë. Kë po dishepullizon? Çfarë duhet të bëjmë që ta shohim këtë të ndodhë? Si do të ishte kjo për kishën tënde? A duhet të jesh ti pjesë e nisjes së një kishe të re? A mund të nisësh një rrjet për mbjelljen e kishave në rajonin tënd? Cili do të ishte hapi i radhës për ty?
Tavolina e rrumbullakët mundëson një ambient ku mund të ulemi bashkë rreth disa tavolinave, të diskutojmë atë që kemi dëgjuar dhe të mësojmë nga njëri-tjetri. Mezi presim të të shohim në tavolinën e rrumbullakët të “Exponential” në qytetin tënd.
Më poshtë do të gjesh informacione për pritësin vendas, vendndodhjen dhe regjistrimin. Ju bëjmë me dije se takimi do të nisë në kohë të ndryshme në varësi të zonës kohore ku ndodhesh.
Çfarë është “Exponential”?
Exponential është një komunitet që ka një kauzë. Jemi mijëra drejtues me pasionin për të mbjellë kisha. Vizioni ynë i përbashkët është të shohim riprodhimin dhe shumëfishimin që të bëhen norma të gjuhës dhe sjelljes së kishës në Evropë.
Ne duam të shohim ungjillin, drejtuesit, dishepujt, kishat dhe rrjetet të shumëfishohen nëpër të gjithë Evropën. Ne po zhvillojmë burime dhe kurse për kishat dhe drejtuesit vendas. Tema jonë për Tavolinën e Rrumbullakët 2020 është “Të nxitim një kulturë shumëfishimi”.
Në çfarë ore do të fillojë Tavolina e Rrumbullakët më 13 Tetor 2020?
Tavolina e Rrumbullakët do të zgjasë 6 orë e 30 minuta ditën e martë, 13 Tetor 2020. Duke qenë se do të kemi një mbledhje për 100 Tavolina të Rrumbullakta në qytete përreth Evropës, në zona të ndryshme kohore, të gjitha Tavolinat e Rrumbullakta do të zhvillohen në kohë reale, por në orare të ndryshme për vende të ndryshme. Do të ketë komunikim të drejtpërdrejtë midis qyteteve të ndryshme, dhe midis qyteteve të ndryshme me studion mikpritëse në Berlin. Ju lutem shihni hartën për të kuptuar kur fillon Tavolina e Rrumbullakët Exponential në qytetin tënd.
Tarifa e Regjistrimit
Vlera që paguan për regjistrimin varet nga vendi ku jeton. Këtu në Shqipëri, pagesa për konferencën do të jetë 5 euro. Duke paguar tarifën e regjistrimit të caktuar për shtetin tënd, po mbështet rritjen e lëvizjes Exponential në të gjithë Evropën. Faleminderit për mbështetjen!
Tarifa e regjistrimit nuk mbulon koston e ushqimit, të pijeve, të kafeve apo gjërave të tjera në Tavolinën e Rrumbullakët në vendin tënd. Kini parasysh se në varësi të pritësit këto mund të kenë kosto shtesë. Për të pasur sa më pak shpenzime, së bashku me bordin dhe partnerët tanë kemi vendosur se, duke qenë se janë 100 Tavolina të Rrumbullakta në 100 qytete, mënyra më e mirë është të sfidojmë pritësit vendas të kujdesen për këtë pjesë, meqë e njohin më mirë komunitetin e tyre.
Pritësit vendas dhe vendndodhjet
Më poshtë mund të gjeni më shumë informacion për pritësit vendas dhe vendndodhjet në Shqipëri.