Përse duhet të investoj në Shërbesën e të Rinjëve!
Imagjino veten duke ngjitur një mal, por ky nuk është një mal normal. Toka poshtë teje dridhet dhe i gjithë mali është i mbuluar nga tymi. Mbi të ka një re të dendur me vetëtima dhe bubullima, Zoti zbret në mal në mes të zjarrit dhe sa herë që i flet, ai përgjigjet si bubullima. Kjo është ajo që përjetoi Moisiu në Eksodi 19.
Tani, krahasojeni këtë përvojë me herën e fundit që u lutët, herën e fundit që i fole dikujt për Perëndinë, herën e fundit që drejtove dikë tek Krishti????
I hutuar, i detyruar, i turpëruar, asgjë e veçantë … Unë mendoj se asnjë nga këto fjalë nuk iu kujtua Moisiu kur u ngjit në mal.
Por tre mijë vjet më vonë, rrallëherë jemi të befasuar që Perëndia i lejon njerëzit e papërsosur të jenë në praninë e Tij. Si u bë e zakonshme “e jashtëzakonshmja” për ne? A është e mundur që koha që kalojmë me Perëndinë mund të bëhet po aq e mrekullueshme dhe magjepsëse sa në përvojën e Moisiut? A është e mundur që të kthehemi tek gëzimi i shpëtimit, A është e mundur të gjejmë Gëzim e të ndarit ungjillin dikë, të shpallim misteret e Perëndisë apo të tregojmë mashështitë e Tij dikujt?
Kjo është një arsyja pse duhet të impenjohemi të studjojmë me të rinjtë tanë duke i ndihmuar ata që të rriten në Zotin,
Çfarë është Gro?
Studimet Rritu janë ideuar të bëhen me një mik apo një grup të vogël. Mësimet nuk duhet të zgjatin më shumë se një orë dhe çdo kurs Rritu ka vetëm katër të tillë. Kur të mbaroni një kurs mund të bëni një pushim ose të vazhdoni menjëherë me kursin tjetër në seri.
Shpesh kur blini diçka të re merrni një sërë udhëzimesh të thjeshta të quajtura “si të filloni“. Ideja është që t’ju japë shpejt informacionin më të rëndësishëm në mënyrë që të filloni ta përdorni menjëherë pajisjen e sapo blerë. Kur e vendosët besimin në Jezusin nuk është se bletë diçka, por morët një dhuratë të çmuar -një marrëdhënie me Perëndinë dhe jetën e përjetshme në të. Ka të ngjarë që të keni shumë pyetje se çfarë do të thotë kjo.
Ky studim do t’ju ndihmojë sesi të filloni me këto katër tema:
- ÇFARË NDODHI KUR E VENDOSËT BESIMIN TUAJ NË JEZUSIN? ÇFARË ËSHTË JETA E PËRJETSHME?
- KUSH ËSHTË PERËNDIA DHE SI LIDHENI ME TË?
- SI TA LEXONI BIBLËN?
- ÇFARË ËSHTË JETA E PËRJETSHME?
Nëse keni dëshirë të keni studimin Gro1,2,3 për shërbesën tuaj mos hezitoni të na kontaktonin