Të fiksojmë sytë tek Krishti!
Çfarë është: Një anketë e re e realizuar nga Common Sense Media and Survey Monkey tregon se sa shumë të shqetësuar janë adoleshentët për shkak të pandemisë së Covid-19.
Si mund të na ndihmojë: Nga anketa e bërë në Amerikë, 8 në 10 adoleshent pohojnë se janë duke i ndjekur nga afër lajmet për Covid-19: 61% e tyre janë të shqetësuar se ata vet apo dikush në familje do të ekspozohet ndaj virusit dhe 63% janë të shqetësuar për efektet ekonomike që do të ketë kjo pandemi në familjen e tyre.
Më shumë se gjysma (54%) e adoleshentëve të anketuar pohojnë se i zbatojnë në maksimum rregullat e distancimit fizik. 4 në 10 adoleshent (42%) ndihen “më të vetmuar se zakonisht” dhe janë vajzat që shprehen se janë më të vetmuara se djemt në këtë moment. E njëjta situat përkëthehet me të njëjtët tregues në mbar botën.
Me kaq shumë pasiguri të përhapur kohët e fundit, është normale që ata të shqetësohen. Ata janë të shqetësuar nëse do dalin mirë me mësimet, për festën e maturës (për ata që janë maturant), për shëndetin e familjarëve të tyre, për pasojat ekonomike që do të ketë në familjen e tyre dhe frikën për humbjen e lidhjeve me miqtë e tyre. Është shumë e rëndësishme për drejtuesit, që të mund ti vënë re këto pasiguri dhe emocione negative dhe t’u qëndrojmë pranë të rinjëve tanë.
Ne duhet ti mësojmë ata, se si të lejojnë emocionet negative t’i bëjnë të kërkojnë dhe të afrohen me Jezusin më shumë. Ai i di nevojat dhe shqetësimet e zemrës së gjithësecilit dhe do të na jap çdo gjë kur ne të kërkojmë në fillim Mbretërinë e Tij (Mateu 6:33 – “Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen”).