Udhëzimet për “Look – Shiko”
Shpesh na bie rasti të njohim njerëz që janë të interesuar të dinë për botën frymërore, por nuk janë gati të ndjekin Krishtin. Ne duhet të jemi gati për t’u përfshirë në një ‘bashkëbisedim të gjatë’ që fokusohet tek Ungjilli.
Karakteristikat e studimit “Look – Shiko”
Katër takime, Takim personal
45-60 minuta diskutim
Fleksibël për kohën dhe vendin e takimit
Personal dhe ngjitës
Si të drejtosh një studim bible “Look – Shiko”
- Ftesa
- E di që ti ke pyetje
- Mund të pimë një kafe dhe të bëjmë këtë studim bashk
- Zgjat vetëm katër takime
- Ti mund të ndalosh në çdo kohë
- Në fund të studimit, ti do të kësh mësuar se çfarë thotë bibla në lidhje me të pasurit një marrdhënie me Perëndinë
- Dëshiron ta bësh?
- Takimi
- Jepi personit një bibël
- Vendos zarfin “Look – Shiko” brenda biblës
- Bëj me ta vetëm mësimin e parë – mësimet e tjera do të vijnë me kohën
- Edhe ti ke një zarf që përmban të njëjtat mësime
- Pjesë nga Shkrimi janë vendosur në studim – por më mirë akoma do ishte nëse i lexoni nga bibla
- Kaloni kohë me pyetjet që janë aty – dhe kthejeni çdo pyetje në diskutim
- Ndjehu i lirë që të devijosh diskutimin kur është e nevojshme – por vetëm sigurohu që të kthehesh në pikën thelbësore
- Qëndro brenda kohës që i ke premtuar personit
- Sugjerime të tjera
- Ki në mendje se kjo është një betej frymërore – mos e lejo armikun të të nxjerr nga shinat ose të të friksoj
- Lutu shpesh
- Ji butësisht i drejtpërdrejt si me ftesën dhe me diskutimet me personin
- Nëse ata vendosin besimin e tyre tek Krishti, takohu për të paktën edhe njëherë në të njëjtin format për të bërë ‘follow up’. Pastaj lidhe personin me një grup të vogël.
Tag:Look, Shpall Krishtin, Ungjillizim