Hajde dhe Shiko
Shumë prej nesh kanë vështirësi në këtë periudhë të hapin biseda me të rinjt apo miqt tanë në lidhje me Perëndinë! Çfarë duhet të bëjmë? Çfarë funksionon? Po ju propozojmë një material ËSHTË falas për të gjithë dhe materiali udhëzues si funksionon është këtu për ju!
Çfarë thotë Bibla rreth marrëdhënies tënde me Perëndinë?
Çdokush ka njëfarë marrëdhënie me Perëndinë. Disa e mohojnë egzistencën e tij; të tjerë ndiejnë që ai është i vërtetë, por shumë larg. Disa mundohen ta gjejnë brenda vetvetes, disa kërkojnë të njohin Perëndinë përmes mësimit fetar apo traditave. Por në çdo rast perceptimi i tyre për Perëdinë, besimi apo mosbesimi i tyre i vendos ata në një lloj marrëdhënie me Perëndinë.
Si duket marrëdhënia jote me Perëndinë? Si do e përkufizoje atë sot?
Disa marrëdhënie, si marrëdhënia jote me shitësen tek dyqani i lagjes, nuk kanë shumë ndikim në jetën tënde. Të tjera, si marrëdhënia jote me prindërit e tu, ose bashkëshortin/en, janë shumë domethënëse. Marrëdhënia jote me Perëndinë është një ndër më domethënëset. Çfarë ti beson rreth tij ka një ndikim të thellë në çdo fushë të jetës tënde. Bibla është një burim mahnitës informacioni rreth Perëndisë. Për mijëra vjet njerëzit kanë gjetur përgjigje për pyetjet bazë të jetës tek faqet e saj.
A e dije që marrëdhënia jote me Perëndinë përshkruhet aty?
Ky studim është një ftesë për të parë më afër atë që thuhet aty. Për ta bërë këtë ti duhet të shohësh katër gjëra:
- Shih veten tënde
- Shih problemin tënd më të madh
- Shih zgjidhjen e Perëndisë
- Shih atë që duhet të bësh.
Tag:Look, Ungjilli, Ungjillizim