Gro 1
Studimet Rritu janë ideuar të bëhen me një mik apo një grup të vogël. Mësimet nuk duhet të zgjatin më shumë se një orë dhe çdo kurs Rritu ka vetëm katër të tillë. Kur të mbaroni një kurs mund të bëni një pushim ose të vazhdoni menjëherë me kursin tjetër në seri.
Shpesh kur blini diçka të re merrni një sërë udhëzimesh të thjeshta të quajtura “si të filloni“. Ideja është që t’ju japë shpejt informacionin më të rëndësishëm në mënyrë që të filloni ta përdorni menjëherë pajisjen e sapo blerë. Kur e vendosët besimin në Jezusin nuk është se bletë diçka, por morët një dhuratë të çmuar -një marrëdhënie me Perëndinë dhe jetën e përjetshme në të. Ka të ngjarë që të keni shumë pyetje se çfarë do të thotë kjo.
Ky studim do t’ju ndihmojë sesi të filloni me këto katër tema:
- ÇFARË NDODHI KUR E VENDOSËT BESIMIN TUAJ NË JEZUSIN? ÇFARË ËSHTË JETA E PËRJETSHME?
- KUSH ËSHTË PERËNDIA DHE SI LIDHENI ME TË?
- SI TA LEXONI BIBLËN?
- ÇFARË ËSHTË JETA E PËRJETSHME?
Tag:Dishepullizim, GRO, JetaPlus, RRITU