Stërvitja #2 Mbajtja e trupit të Shëndetshëm në Karantinë
Stërvitja #2
Tema: Buzëqesh përball frikës
Përshkrimi | Ushtrimi i sotëm ka si qëllim të ndërtoj rezistencën në kapacitetin tënd maksimal. I gjithë ushtrimi ka 7 raunde, dha ka për t’ju sfiduar shumë. Secili raund përmban 10 pompa, 10 air squats dhe 200 metra vrap. Duhet të plotësosh 7 raunde të tilla, dhe ndërkohë ta masësh kohën.- Air Squats https://www.youtube.com/watch?v=a_fb6Kz7FQg |
Qëllimi | Qëllimi për këtë ushtrim është të arrijmë të mbajmë një ritëm konstant. Për shkak se kemi 7 raunde, duhet të kemi parasysh që ta nisim ushtrimin me një ritëm të ngadalt dhe të shpejtojmë nga fundi. Fillo ngadalë dhe mbaro shpejt. Dhe përpiquni ta bëni ushtrimin në 10 minuta. Mos u dorëzoni. |
Nxemje përpara ushtrimit | 1 raund pa ndërprerje:- 5 Inch worms me 2 pompa secili https://www.youtube.com/watch?v=AmTEE53zojs
– 10 lunges https://www.youtube.com/watch?v=QOVaHwm-Q6U – 30 sekonda plank https://www.youtube.com/watch?v=pvIjsG5Svck – 4 Inch worms me 2 pompa secili – 8 lunges – 20 sekona plank – 3 Inch worms me 2 pompa secili – 6 lunges – 10 sekonda plank |
Qetësohu pas ushtrimit | 2 raunde- Tërheqje të pulpës 1 minut në secilën këmbë https://www.youtube.com/watch?v=HSxnv6s-dAo
– Butterfly gorin stretch për 1 minut https://www.youtube.com/watch?v=4J7kbCmPScQ – Scorpion strech për 30 sekonda në secilën anë. https://www.youtube.com/watch?v=uNDfgnWN2G0 Fokusohuni tek frymarrja e thellë gjatë kësaj faze. Merrni frymë me hundë dhe nxirreni me gojë. |
Histori | Jakobi 1:2-3 “Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet,3duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri.”
Pikërisht në këtë moment, në shtëpinë tënde, Zoti është duke ndërtuar qëndrueshmërinë tënde. Dhe Ai është duke të përgatitur për diçka. Në çfarë je duke u rritur në këto momente? A po rritesh në durim? Përulësi? Dashuri, gëzim, paqe, mirësi, besnikëri, butësi apo vetëkontroll? Çfarë je duke bërë çdo ditë me qëllim që të rritesh? Në këto momente mund të jesh duke kaluar një situatë të vështirë. Lutu dhe kërkoji Zotit në çfarë mënyrash do Ai që ti të rritesh. Reflekto në fund të çdo dite, për të parë nëse je rritur gjatë ditës së sotme në një aspekt të jetës tënde frymërore. |
Zkon i mirë i një jete të shëndetshme | Lexo më shumë libra se sa shikon lajmet. |