TikTok- I famshëm në 15 sekonda
Çfarë është TikTok dhe pse të rinjtë janë kaq të varur prej tij?
TikTok e ka origjinën nga viti 2014, ku në atë kohë ekzistonte me emrin ‘Musical.ly’.
E gjithë ideja e aplikacionit bazohet në vidjo 15 sekondëshe (edhe pse mund të uplodosh vidjo më të gjata se kaq). Si qëllim fillestar ka pasur bërjen e vidjove muzikore amatore, ku personat imitonin këngët ‘lip-sync’. Por nga viti 2017, gjithcka ka ndryshuar, dhe në TikTok gjen pothuajse çdo gjë që mund të gjesh në një rrjet social. Temat më të zakonshme janë, kërcimi, këndimi dhe komedia (nëpërmjet Memes).
Statistikat tregojnë që shumica e përdoruesve janë 13-24 vjeç. Dhe për shkak të teknologjisë së përdorur, ke akses në vidjo nga e gjithë bota. Aplikacioni është i ndërtuar si një studio amatore për të montuar vidjo, prandaj është edhe shumë i preferuar ndër të rinjtë.
Por çfarë i tërheq të rinjtë kaq shumë tek ky aplikacion?
Përgjigja më e drejtpërdrejt e kësaj pyetje është: Formati. Shumë më i thjesht se Facebook-u dhe shumë më gallat se Instagrami, ky është aplikacioni më i përhapur dhe më i pëlqyer për momentin nga të rinjtë. Aplikacioni është i ndërtuar rreth konceptit të vidjove 15 sekondëshe. Dhe kjo është ideale për të rinjtë, të cilët nuk arrijnë të përqëndrohen dot për një kohë shumë të gjatë. Plus, formati i hap vidot në mënyrë automatike, pa qënë nevoja të klikosh në to.
Ky informacion flet shumë për të rinjtë me të cilët ne jemi duke punuar sot. Duhet të kuptojmë që nuk po punojmë më me të rinj me mentalitet dhe kultur vetëm shqiptare: të rinjtë janë duke krijuar një kultur globale. Për shkak të lehtësisë së ekspozimit ndaj shumë kulturave në gjihtë botën, të rinjtë po imitojnë dhe po krijojnë atë që ekspertët e quajn “kultura globale”. Në këtë kontekst edhe ne duhet të përgatitemi për të arritur një brez që është shumë ndryshe nga çdo brez i mëparshëm.
Por cilat janë anët negative të këtij aplikacioni?
- Mund të harxhosh shumë kohë i ngecur duke parë vidjo pa fund (edhe pse aplikacioni të lajmëron kur ke kaluar dy orë pa ndaluar në të).
- Ka shumë banalitet në shqip dhe në anglisht.
- Për shkak të sfidave, është shumë influencues tek të rinjtë që t’i kopjojnë dhe t’i bëjnë vetë.
- I ekspozon të rinjtë ndaj një rryme muzikore jo të shëndetshme.
- Ka shumë gjuhë dhe ekspozim seksual.
Në këtë kontekst, është shumë e rëndësishme që ne të flasim me adoleshentët tanë për rrezikun që u kanoset nga keq përdorimi ose përdorimi i tepërt i këtij aplikacioni.
Si mund ta përdorim për mirë?
Edhe pse është shumë e vërshtirë të konkurosh me përmbajtjen e vidjove aty, me pak përpjekje mund të kemi ndikim pozitiv tek të rinjtë që e shikojnë. Kjo kërkon një prezenc më të madhe të personave që hedhin vidjo me mesazh pozitiv dhe të shëndetshëm.
Studimet tregojnë që një adoleshent ka një përqëndrim prej 8 sekondash për të parë nëse dicka e tërheq ose jo. Nëse duam të influencojmë të rinjtë për mirë, duhet të fillojmë të krijojmë materiale cilësore. Sepse nësë nuk e bëjmë, atëherë nuk kemi për të tërhequr vëmendjen e tyre.
Një karakteristikë shumë e veçantë e TikTok është mundësia për të qenë kreativ në një hapsir shumë të ngusht kohore. Kjo nuk është aspak gjë e keqe, sepse i bën adoleshentët të mendojnë thellë. Prandaj mos ta mbyllim si mundësi për të investuar tek të rinjtë tanë, duke i nxitur ata të krijojnë në mënyrë të shëndetshme dhe të shmangin gjërat e panevojshme.