7 zakone të mira për të nisur ditën me Zotin
Arsyeja kryesore pse të krishterët e kanë përzemër të shpallin ungjillin tek të tjerët, është sepse dëshirojnë që të gjithë njerëzit të mund të njohin Krijuesin e tyre dhe të kenë një marrëdhënie personale me të- duke kuptu se çfarë Perëndia ka në plan për jetën e tyre.
Nëse e ke kuptuar nevojën për të ftuar Zotin në jetën tënde dhe nëse po kërkon të gjesh ndonjë mënyrë; apo të kuptosh më mirë se si mund të kalosh kohë personale me Perëndinë; apo si ta bësh këtë kohë më cilësore apo më produktive, atëherë lutja ime është që ky artikull të të ndihmojë disi duke të frymëzuar dhe gjithashtu duke të bërë të reflektosh se mbi gjithçka tjetër, në mënyrë të veçantë jemi krijuar të kemi marrëdhenie sëpari me Perëndinë.
Më poshtë do njiheni me disa zakone të cilat do ju ndihmojnë që ta shikoni ndryshe rëndësinë që ka koha e kaluar me Zotin dhe efektin jetëndryshues që do ketë në jetën tuaj të përditshme. Unë i lutem Zotit që më tepër së asgjë tjetër kjo t’ju shërbejë për mirë me qëllimin e vetëm: t’ju sjellë me afër Zotit. Ose, siç ka pasur efektin në jetën time, ta bëni Jezusin-Qëndren e jetës tuaj dhe Shkrimin-Filtrin ku çdo gjë që jeta ju sjell perreth apo ju përball, ta kaloni përmes kësaj filtre.
Dua të theksoj se nuk janë 7 çështje të mëdha apo detyra të vështira, të cilat ndoshta nuk i bëni dot! Në fakt është vetëm një gjë që kërkohet: Të kalosh kohë personale me Zotin tënd.
- Zgjohu herët në mëngjes.
Në përgjithësi sugjerohet që të planifikosh një kohë të mundshme gjatë ditës, ose në mëngjes, ose në pasdite, ose në mbrëmje. Unë kam konsideruar gjithmonë mëngjeset herët kur e gjithë familja është akoma në gjumë, kur akoma nuk jam shpërqëndruar nga gjërat dhe të papriturat e ditës; mëngjesi është koha më e mirë për tu mbushur e për të dorëzuar të gjithë ditën në dorën e të Plotfuqishmit.
- Vendos një alarm në telefonin tënd.
- Fli më herët në darkë, nëse e ke të vështirë të zgjohesh mëngjeseve.
- Pasi je zgjuar vendos muzikën tënde të preferuar me këngë të krishtera. Do të të ndihmojnë të zgjohesh dhe të përgatisësh frymën tënde për takimin me Perëndinë.
- Përgatiti vetës një çaj ose kafe,ose lëng frutash, ose një gotë me qumësht, në varësi se çfarë ti vetë preferon, sepse trupi juaj ka nevojë për hidratim.
- Bëj atë çfarë të zgjon ty më së miri. Besoj që çdo person është ndryshe në këtë aspekt.
- Respektoje– Dalëngadalë mëso të respektosh orarin e zgjimit; ashtu siç i japim rëndësi orarit për të qënë në punë apo në shkollë apo kur kemi lënë takim me dikë. Ky takim duhet të bëhet prioritet.
- Kujto çdo darkë para se të shtrihesh për të fjetur, takimin që ke në mëngjes me Zotin.
- Gjej një vend të posaçëm në shtëpi ku të bën të ndjehesh komod dhe zgjuar. Nëse je si unë, preferoj një vend me dritë natyrale dhe që kam pamje të natyrës jashtë ose të paktën arrij të shikoj qiellin.
- Përpiqu ta lësh në rregull, të jetë pastër dhe i sistemuar që në darkë, në mënyrë që të mos harxhosh kohë në mëngjes nga koha që ke llogaritur për takimin me Zotin.
- Sigurohu që ti kesh të grumbulluara të gjitha mjetet e nevojshme (biblen, ditarin, laps, stilolaps, ngjyrat, etj) në tavolinën apo kolltukun tënd komod që në darkë. Do kesh më pak stres se sa të bëh një kërkim apo mbledhje të shpejtë në mëngjes.
- Respektoje: Trego seriozitet sepse Zoti i pëlqen ata që kanë një zemër të përkushtuar.
- Fto Zotin në ditën tënde.
Zakonisht në shumicën e rasteve ftojmë miqt tanë më të mirë për t’u marrë ndonjë mendim, apo këshillë, apo ndonjë sugjerim, varet sipas situatës. Fto Zotin në përditshmërinë tënde.
- Bëje Zotin mikun tënd më të mirë. Ai është i Gjithëdijshëm.
- Komuniko me të ashtu siç bën me njerëzit zakonisht. Nuk ka rregulla matematikore në kyt mes.
- Respektoje: Nuk para ndodh që në takimet tona të zakonshmë me miqt tanë të rrimë pa folur – imagjinoj se ata do ndiheshin të papërfillur, jo rehat, jo të
- Largo çdo gjë që të krijon shpërqëndrim.
- Telefon, tablet…
- Mos u shqetëso për të parë sa shkoi ora.
- Gjej një vend të qetë, larg zhurmave që mund të të krijojnë shpërqëndrim.
- Mendimet gjithashtu mund të jenë shpërqëndrim në shumicën e rasteve. Fol me Zotin. Thuaji Atij çdo mendim që të shqetëson, bezdis, të krijon ankth, nuk të lë rehat, në mënyrë që duke u shprazur Ai të mund të të mbushë me mendime të mira, me Frymën e Tij, me Fjalën e Tij, me mendimet e Tij.
- Respektoje Zotin: Kjo është një kohë të flasësh me Zotin dhe jo me veten tënde.
- Bëje takimin sa më të larmishëm çdo herë që e shikon të arsyeshme.
Si në çdo takim tjetër që mund të na ndodh, ne jemi gjenial për ta bërë të mërzitshëm takimin, ose vetë ose mërzia që mund të na jetë shkaktuar nga të tjerë apo nga ndonjë situatë gjatë javës.
- Nëse ndonjëherë ndihesh sikur s’di çfarë të bësh, apo çfarë të flasësh apo çfarë të lexosh nga Shkrimi (gjëndje e cila i ndodh shumicës prej nesh), kujtohu të vendosësh këngët e tua të preferuara që zakonisht të kanë inkurajuar ose të kanë mbushur me adhurim për Perëndinë. Fillo këndoji edhe vetë.
- Lexo psalmin tënd të preferuar që të ka dhënë kurajo dhe gëzim kur ke kaluar gjëndje të tillë edhe më përpara.
- Bëj pyetje Zotit: Si e kalove natën? Kërkoji të të zbulojë gjëra; të ndaj sekrete me ty; të të tregojë për të ardhmen. Edhe kur takohesh me miqt e tu të ngushtë besoj se jo përherë flisni për të njëjtën temë se përndryshe takimi do ishte i mërzitshëm dhe nuk do vazhdonit për shumë gjatë.
- Nëse përdor një ditar për lutjet e tua, kthehu tek lutjet që Zoti tashme të është përgjigjur, tek premtimet që Zoti i ka përmbushur në jetën tënde, tek mirësia që Ai ka treguar karshi teje.
- Ji mirënjohës dhe falenderues.
- Kthehu te Fjala
Ai na flet më së shumti me anë të Fjalës së Tij
- Lexo biblën çdo ditë. Zoti ka një mësim çdo ditë me siguri.
- Lexoje biblën me libra, ndoshta nga një kapitull në ditë. Nuk do sugjeroja me vargje sepse shpesh rrezikohet që të shkëputen nga konteksti dhe pastaj gabojmë në interpretim e si pasojë edhe në aplikim.
- Memorizo vargje: të paktën një varg në javë. Do të shërbejnë për çdo kohë e stinë të jetës tënde. Do të të shërbejnë si inkurajim, ngushëllim dhe mësim për çdo situatë të përditshme. Do dish të bësh zgjedhjen e duhur. Do jenë mjaltë në gojën tënde.
- Kushtoji vëmendjen tënde Fjalës. Të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë~Fjalët e urt 2.11
- Mbaj një ditar lutjesh ku mund të shkruash çdo ditë lujtet e tua.
- Kalo një kohë në qetësi
- Përqëndro gjithë mëndjen, frymën dhe shpirtin tënd tek Zoti.
- Përpiqu të dëgjosh zërin e Tij.