3 pyetje kyç për hartimin e një vizioni!
3 pyetje kyç për hartimin e një vizioni!
Pavarësisht nëse ke një vizion për shërbesën tënde ose je, duke u përpjekur të hartosh një të tillë, është shumë e rëndësishme të konsiderosh 3 pyetjet më posht për të të ndihmuar të hartosh një vizion që nderon Perëndinë dhe do të ndihmojë shërbesën tënde për të avancuar ungjillin.
A. A është specific nga ana gjeografike?
Objektivi që Jezusi vendosi për dishepujt e Tij filloi në Jeruzalem, u zgjerua në Jude dhe Samari dhe pastaj u shtri deri në fund të botës (Veprat 1:8) A e ke identifikuar ti hapsirën specifike gjeografike ku do të fokusohet zgjerimi i ungjillizimit në shërbesën tënde? Kjo është shumë e rëndësishme, sepse do të ndihmojë të fokusohesh, të dish kapacitetin tënd, të dish dinamikën e komunitetit që do të ungjillizosh dhe gjithashtu do të ndihmojë që të përgatitesh.
B. A është madhor nga ana frymore?
Vizioni yt duhet të përmbush standartet e Perëndisë. Vizoni për shërbesën dhe avancimin e ungjillit duhet ti shkoj për shtat madhështisë, fuqisë dhe lavdisë së Perëndisë. Ti nuk duhet të synosh për një vizion që e përmbush me forcat e tua, por duhet të shohësh për një vizion që mund të përmbushet vetëm me veprueshmërinë e fuqisë së Perëndisë në jetën tënde dhe të shërbesës që Zoti të ka besuar.
“Këtë Krisht predikojmë edhe ne, duke e këshilluar dhe duke e mësuar çdo njeri me gjithë urtinë që kemi, me qëllim që të gjithë njerëzit t’i paraqesim të përsosur përmes Krishtit para Perëndisë. Prandaj unë mundohem dhe luftoj me ndihmën e fuqisë së Krishtit që vepron fuqishëm brenda meje.” (Kolosianëve 1:28-29).
C. A është i matshëm?
Ose ta shtrojmë pyetjen ndryshe: Si do ta dish nëse e ke realizuar këtë vizion? Një vizion i matshëm, të ndihmon shumë të shikosh në çfarë drejtimi je duke ecur dhe a je duke ralizuar atë që duhet. Një vizion i matshëm është sepcifik, i lehtë për t’u asimiluar dhe për t’u realizuar.
Ndërsa ti mund të jesh duke konsideruar të hartosh një vizion dhe ta paraqesësh para Zotit në lutje mbaj në mend Efesianët 3:20-21: “Perëndisë, që mund të bëjë shumë më tepër sesa gjithçka që i kërkojmë ose mendojmë, falë fuqisë që vepron në ne, atij i qoftë lavdia përmes kishës dhe përmes Krishtit Jezu për të gjitha breznitë në shekuj të shekujve! Amen!”. Mbani në mendje se Zoti mund të bëjë shumë më tepër se sa mund të kërkojmë, shumë më tepër se sa mund të planifikojmë, madje edhe shumë më tepër se sa ne mund të imagjinojmë.