Jam Mërzitur!
Jam Mërzitur!
Si miliona të rinjë në mbar botën, edhe të rinjtë tuaj mund të jenë duke kaluar të gjitha rezervat e tyre për të përballuar izolimin nga pandemia. Dhe mund të keni dëgjuar me qindra herë që janë ‘mërzitur’ për shkak të gjithë kësaj. Ata mezi po presin që të kthehen në normalitet, nëse kjo do të ndodh shpejt.
Disa adoleshentë, nga ana tjetër, janë shprehur se izolimi dhe ‘mërzia’ që i ka kapur, ka hapur rrugë të reja për të forcuar marrdhëniet e tyre me familjen dhe për të zgjuar tek ata inetersa të reja në lidhje me gjëra që nuk i kishin menduar më parë. Këtu gjeni disa histori interesante nga adoleshent të ndryshëm, ku ata shprehen se ‘mërzia’ i ka nxitur të jenë krijues në mënyra të ndryshme.
Nuk ka rëndësi nëse mëson të gatuash, të shkruash ditar, të bësh vidjo, të shkruash poezi, apo të pikturosh në disa nga rrobat e tua të vjetra, duket sikur nuk ka limit se çfarë mund të krijojnë të rinjtë nëse u jepet hapsira dhe mundësia. Sipas psikologes Sandi Mann “një mendje e mërzitur kalon në gjendje ëndërrimtare” duke këruar mënyra të reja për t’u stimuluar dhe përfshirë. J.R.R. Tolkein ka thënë se ishte mërzia që e shtyu të shkruante “The Hobbit”. Mërzia mund të jetë shumë e dobishme. Pse jemi duke e shmangur sikur të ishte mallkim?
Fatkeqësisht, smartfonat dhe argëtimet online janë bërë armiqt më të mëdhenj të mërzisë së dobishme, sepse na mbajn gjithmonë të angazhuar dhe e mbajn trurin tonë të stimuluar në mënyrë të vazhdueshme. Në vend që ta lejojmë veten tonë të zhytet në nivele të thella të krijimtarisë dhe ndërgjegjes, shumica prej nesh zgjedhin ta mbajnë veten në sipërfaqe duke u argëtuar me rrengjet e ekraneve tona dhe duke humbur kështu përfitimin e madh që mund të kemi nëse bëjmë të kundërtën.
Prandaj nëse të rinjt që ti njeh, të ankohen se janë mërzitur, inkurajoini ata që të mos distancohen por të shikojnë mundësitë se si mund të jenë krijues. Të shikojnë mundësi se si mund të mësojnë gjëra të reja, duke lejuar mendjet e tyre të frymëzohen.
Përshtatur nga Culture Translator